KreuAktualitetiAthinë, policia në kërkim të shqiptarit me precedentë, dhunoi punonjësin e pastrimit...

Athinë, policia në kërkim të shqiptarit me precedentë, dhunoi punonjësin e pastrimit publik

Athinë, policia në kërkim të shqiptarit me precedentë, dhunoi punonjësin e pastrimit publik

Policia greke është vënë në kërkim të një shtwtasi shqiptar, i cili u filmua teksa dhunonte një punonjës të pastrimit publik të Athinës. , teksa ai ishte në orar pune gjatë natës.
Ngjarja ndodhi natën vonë të së shtunës në Agios Nikolas, ku një automjet me tre pasagjerë ndaloi pas një makine pastrimi. Punonjësit e kësaj të fundit i thanë tre të rinjve të prisnin deri sa ata të përfundonin. Megjithatë tre të rinjtë dolën nga mjeti duke dhunuar njërin prej punëtorëve. Ngjarja u bë virale në rrjet pasi u filmua nga një
kamera amatore.
Policia greke ka arritur të
identifikojë njerin prej autorëve. Ai është shqiptari Romeo Nazifi, 34 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Nazifi rezulton person me 17 precedentë penalë në Greqi. Ai është i akuzuar për vjedhje, raste droge, grabitje, vjedhje automjetesh, dhunë në familje, kërcënime, fyerje, dëmtime trupore, posedim dhe përdorim arme, ndërsa në vitin 2022 u plagos me armë zjarri jashtë një lokali në Burnazi.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit