KreuAktualitetiAv. Jordan Daci: "Dërgimi jashtë shtetit i një shtetasi shqiptar, bëhet vetëm...

Av. Jordan Daci: “Dërgimi jashtë shtetit i një shtetasi shqiptar, bëhet vetëm me vendim gjykate, mbi bazën e kërkesës për ekstradim…

Nga Jordan Daci

Policia e arrestoi kete shtetasin Shqiptar, uroj te kete qene ne kerkim nderkombetare ose kishte kerkese per ekstradim, ose te kishte filluar nje proces penal kunder tij Shqiperia. Mbreme e arrestuan sot “vullnetarisht”, por me pranga e dorezuan tek policia greke. Ky lajm eshte tregues i frikshem i nje seri shkeljesh te renda:

1. Personi i arrestuar duhet te cohej ne gjykate dhe policia kishte detyrim ta referonte rastin e arrestimit ne prokurori dhe kjo ne gjykate. Ndryshe arresti eshte i paligjshem. Shkelja 1. Teper e rende.

2. Dergimi jashte shtetit i nje shtetasi shqiptar behet vetem me vendim gjykata mbi bazen e kerkeses per ekstradim ku ai do pyetej dhe do ishte e shpejt si procedure po te jepte pelqimin. Shkelja 2 shume e rende sepse keshtu secili prej nesh mund te dergohet ne Greqi edhe ne Afrike e kudo.

3. Marreveshja me Greqine dhe me asnje vend nuk lejon trasferimin policor plus transferim vullnetar me pranga ne dore nuk di te kete. Dhenia e pelqimit behet para gjykates.

4. Nuk po zgjatem me shume, por kjo polici nuk eshte polici e nje shteti te se drejtes per te tjerat Zoti na ruajte se ligji ka deshtuar ne cdo pike ne kete moment. Te pakten mos i publikoni si sukses!

Ja njoftimi zyrtar i Policisë së shtetit:

Policia e Shtetit

Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari.

Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare.

Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit