KreuAktualitetiGazetarët denoncojnë me emra zoti Sinemati...folësit flasin, llapin.../ Nga Ilir Jano

Gazetarët denoncojnë me emra zoti Sinemati…folësit flasin, llapin…/ Nga Ilir Jano

Gazetarët denoncojnë me emra zoti Sinemati…folësit flasin, llapin…

Nga Ilir Jano

I njëjti avaz sa herë zënë Skënderbeun në gojë…e njëjta gjuhë, të njëjtat jargë, të njëjtit specialistë, të njëjtit koopetentë, të njëjtit “imellistë”, të njëjtit arkitektë të sukseseve të mëdha që po arrijnë ekipet shqiptare në Europë!
Që “e vranë” Skënderbeun, kjo tashmë nuk përbën asnjë lajm…për pjesën e qytetëruar dhe kulturuar mbeti një kujtim i ëmbël, kujtim krenarie i shkatëruar nga turma e tërbuar që urren çdo gjë të suksesshme…një traditë që vazhdon prej qindra vitesh nga Epoka e Skënderbeut të madh, heroit që ndaloi turqit në Europë, në Skënderbeu kampion, që bëri histori në Europë…të dy u tradhëtuan dhe u vranë nga ata që patën pranë, të cilët ishin shqiptarë!

Po kush e sulmoi dhe dënoi Skënderbeun? Kush është fajtori? Cilët u dënuan për trukime?
A pati ndonjë denoncim nga gazetarët e mëdhenj dhe gjithologët opinionista në prokurori? A pati investigim???
Si shpjegohet që të gjithë ata që e akuzuan, sulmuan, intriguan dhe mbushën me emaile anonime UEFA-n, ishin si rastësisht tifozë nga koha e Petrit Dumes?
Këta moralistë folën dhe vollën vrer vetëm për Korçën dhe Skënderbeun, se kaq ju interesonte…
Pse nuk bënë akuza të drejtpërdrejta me emra…Hapeni gojën cilët trukuan:
Salihi, Shkëmbi, Shehi, Takaj, Përmeti, Arapi Olainka, Sowe, Vangjeli, Osmani, Josa, Daja, Radas, Mici, Dita, Marini, Zhidro, Muzaka, Latifi, Xhejms apo Pejiç Lilaj apo Orelesi, Jadhanica apo Berisha…?! Kush trukoi o “ekspertë”?
Për kë nga këta futbollistë nuk ju lëshoi goja lëng për ti pasur në ekipet që jeni tifozë?
Flisni…akuzojini me emra…
Kështu ndodhi dhe dje o Sinemat…përballë kishe Andi Përmetin dhe goja tu zu…përtypeshe dhe gëlltiteshe me ato llafe të përgjithshme, pa dhënë asnjë argument!
Të paktën mbylleni gojën tani…boll u morët me Korçën…
Askush në qytetin tonë nuk ju llogarit. Për ne Skënderbeu ka qënë, është dhe do të jetë simbol krenarie.
Në fund të fundit edhe ju keni “të drejtë”…
Përse do ta donit Skënderbeun?!
Çfarë ju lidh me Europën përveç hartës?!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit