KreuAktualitetiAvioni përfundon në autostradë. Tre vikrima

Avioni përfundon në autostradë. Tre vikrima

Avioni humbet kontrollin dhe përfundon në autostradë. Tre vikrima

Tre persona humbën jetën teksa një avion turistik me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një autostradë në Francë, thanë burimet policore për AFP.

Përplasja, e cila ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Parisit, thuhet se ka ndodhur pasi Cessna ra në kontakt me një linjë elektrike të tensionit të lartë. Asnjë makinë nuk u godit në autostradë.

“Tre pasagjerët e avionit që sapo ishte nisur nga aeroporti i Lonit vdiqën”, tha zyra e prokurorit për AFP. Viktimat janë “dy burra dhe një grua”, shtoi ai.

Autostrada ishte e bllokuar në të dy drejtimet. Organet kompetente kanë nisur hetimet.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit