Është një jetë e tërë,
muzikë ,art ,Artist !
Është shkollimi
Është të jesh talent!
Është krijimtaria gjithçka
në njohuri muzikore, kulturë , njohje!
Një botë e tërë muzikë -art ,me Artist !
Dhee ti , ju ,ata ,ato, që nuk njihni as notat, as asgjë në këtë vorbull, në një jetë prej letre ,të ndërtuar
nga vetë ju , ata/ o???
E që barazoheni në garë, madje edhe në drejtim !
Si mundet ???
Vetë jeta s’ është ekuilibër absolut! s’është e palëvizshme,” s’është as “qetë”por është dinamike
e lëvizshme “Xanxare” asimetrike!
Për këtë arsye arti të jetë i gjallë, të ndjekë dinamizmin e jetës, të mos ngurroset!
Të jetë i larmishëm pa humbur strukturën tërësinë e brëndshme, indentitetin e vet strukturor !
Çdo lloj arti duke qënë produkt i veprimtarisë njerzore, ka përpunuar historikisht një gjuhë të veçantë!
Një sistem mjetesh specifike artistike!
një sistem të organizuar mirë!
Në muzikë vlera artistike lidhet
me sistemin
modalo- tonal të tingujve, prej të cilit zë fill edhe ekspresiviteti harmonik intonativ!
Exsperimentet me proçedurat kompjuterike, thërrmimi dhe prishja e formës me elementlt e saj, mjetet shprehëse muzikorë , humbet kuptimin asaj të bukure në atë
vepër, e bën një “send”absurd!
Por sistemi i formës artistike kur e humbet ” praninë e “fillesës njerzore “subordinimin organik të rregullt në elementet e formës së saj mbaron së qënuri gjuhë artistike , kthehet në një grumbull kaotik elementesh shterpë, të pa aftë për të shprehur iden e veprës!
Muzika lëviz në format e saj të “kulluara” drejt atyre formave që kanë një lloj ngarkese të figurshme ,
siç janë edhe format e muzikës së programuar
“Retë e Deby sisë ,” Tablo nga exspzita ” Musorskit,
“Përrallat e pyllit Vienez” Shtraus ” Fluturimi i brumbullit
“Rimsi Korsakov!
Muzika ka forma që u përshtaten fjalës në lidhje sintetike siç është kënga ,
ose tek reçitativi
ku muzika i nënshtrohet fjalës poetike madje në forma të tjera si uvertura dhe Simfonia muzika mund të huazojë dhe mjete shprehëse të prozës!
A mundet që të
jetë me kompjutër e shkruar në mënyrë kompjuterike ?
Natyrisht ka fakultet që studiohet për shkencat kompjuterike
në degë të ndryshme pse jo !,
gjithkush në aftësitë që zotëron, studion për këtë ..,
e nënvizoj studion!mer njohuri për këtë
poor, për ata/ o
kompozitorë që nuk kanë njohuri aspak për artin e shkruar, nuk njohin elementlt më të thjeshtë të krijimit, por çdo gjë me vesh ,me “teknika” të një amatori të një arti me boshlliqet
art i cunguar,
e ku sipas mendimit tim vepra madhore, gjini muzikore si Uverturë, Simfoni,, Opera e gjini muzikorë Simfoni si ajo – instrumentale, e muzikë dhome të shkruhet vetëm në kompjutër bën jo natyrshmërinë e duhur për një vepër serioze ,që krijon emocion dhe kjo vepër natyrisht e përfunduar shpejt në kohë rekord është e ndërtuar teknikisht e bërë shpejt e mbase numërohen më pas shuumë po shumë vepra si dhe pjesë e vepra të bëra në këto modele
Këto dhe të tjera e të tjera!. janë sot MODË !
por a janë në emocion në ndërtimin e një vepre në të tërën e saj?
me të gjitha mjetet saj ?
dhe komponentet e tjera muzikorë ???pikërisht këtë nuk arrij unë ta konceptoj,
nuk e mendoj që e bëj dot,
E sipas mendimit tim kjo!…
Të shkruarit thjesht, me natyrshmërinë e një krijimi përballë pianos ,me një flete muzikë ,më duket më e bukur në thjeshtësinë e saj ! Më së fundmi
Në konceptin që e quan të mundshëm zëvëndësimi e artistit me” makina kompjuterike” , nuk përfill rëndëdinë që ka për veprat artistike origjinalitetin e papërsëritshëm!
Në sonatat e Hajdenit ,Beethoven gjen invariante
d.m .th .aspekte të përbashkëta,
gjëra të pa përsëritëshme individualitet !
Pikërisht në origjinalitetin e tyre qëndron unike individualuteti krijues, bukuria e të shkruarit ndryshe, por me gjenialitet bukur!
Dhe ,po tju heqësh pikërisht këtë emocion ,do mbeten vetëm disa rregulla të thata ,që janë strikt në formën që sonata ka!..
Dy gjëra më çudisin sot !:-
E para :-të quajtur “Kompozitor”
ata që nuk njohin as notat muzikorë, apsolut janë injorant!
Ata/o dhe të vetquajtur Kompozitorë !
Çudia vazhdon dhe më keq thuhen, ju anonçohet edhe nga moderatorë nëpër Fest- të ndryshme ndër vite ,
duke i quajtur “Kompozitorë”
ata/o që nuk kanë asnjë njohuri për muzikën,
asnjë njohje të gjithë kësaj bote të madhe ,
e që do kohë ta sudiosh ,talent, duhet kulturë e duhur për gjuhën muzikore për gjithçka e shuuumë të tjera!
Është një jetë e tërë dhe e që “barazohen” me krijues të vërtetë në garë!… me “kompozitorë studiosh” ???
Pa asnjë njohuri,
pa njohje , thjesht notat ,atë më thjesht fare një pentagram, një çels muzikor… jo shtatë çelsa!!
Një çels !
Sol !
hajde dy çelsa !
i Sol dhe Fa atë Bas!
çelsi i basit që dikush (x)nuk e njihte se çfarë ish në atë fletë muzike, ku mbante emrin e madh …titull “Kompozitor” më pas në Eurosong !
etj ,etj,
poor ja që ka shuumë “Kompozitorë ” që kanë titujt, kanë
privilegjin të jenë të “parët” në garat me krijues të zotë!…
Dhe e dyta ,që më çudit më shuumë është mungesa e krijimtarisë në zhanret e mëdha muzikorë ,mungesa e vëmendjes për këtë muzikë serioze klasike të shkruar sot!
Dështimi total !
një drejtimi fallco pa kulturën e duhur, njerëz të kulturës pa kulturë!
Gazetarë kulturë ,pa njohjen e gjithçkaje në art !
Gazettarë të showbiz janë dhe gazetarë kulture sot!
Njerëz që drejtojnë
me infornacion!….etj etj

Kompozitore, Profesoreshë Diana Ziu
@NewsIn.Al

