KreuAktualitetiBasha i shpall “luftë” Berishës, fut në listë “kaubojsin”

Basha i shpall “luftë” Berishës, fut në listë “kaubojsin”

Basha i shpall “luftë” Berishës, fut në listë “kaubojsin”

Lulzim Basha, i mbetur vetëm drejt zgjedhjeve të 11 majit, po tenton të futet mes “luftës” të koalicionit të Sali Berishës përballë Edi Ramës.

Pasi doktori e la jashtë listë dhe nuk e ftoi me sherifat e tjerë të “koalicionit madhështor”, Basha do ta sfidojë Berishën, me një kaubojs origjinal, Eduart Ndocajn.

”Je shume vonë z.Berisha. Një kaubojs ka Shqipëria. S’të bën një kapele kaubojs z.Berisha, por koherenca. Demokratët euroatlantike do jenë fitues në çdo cep të Shqipërisë. Ju garantoj se kryeministër i ardhshëm do jetë Lulzim Basha. Fitore”, tha Eduart Ndocaj.

Vetë Basha do të kryesojë listën e Tiranës, por jo si kryetar. Partinë ia ka lënë Endri Hasës, të cilin e përdor sa herë për veprime që nuk i kryen dot me dorën e tij.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit