Dy fytyra, dy emra…dy hije! Njerëz të varur në “akrepa” ore!
Vazhdojmë të jetojmë, vazhdojmë të ecim e të themi se marrshojmë…
Njerëz gdhihemi, hije përfundojmë…!
Gjurmët i lëmë kudo, në asfalt e në gropa…radio dhe ekran, media e kazan…atje ku e vërteta s’besohet, e bukura shëmtohet, fjala ç’vlerësohet, e drejta ndëshkohet, burrëria gjunjëzohet, makutëria pasurohet…
Çmimet ngrihen, gjyvat krihen, liria cënohet dhe e pandershmja nderohet…
E kjo ndodh, sepse në të shumtën e rasteve është dituria dhe aftësia, ajo që injorohet !
Shshshttttt…mbylle gojën…ule kokën, kthehu në hije!
E pse duhet të quhesh njeri, kur i tillë nuk ke mbetur?! Një hije e zgjatur…veç një hije që të shkelin me këmbë!
Një njeri, dy hije…ç’të bëjë?!
Ilir Jano _ Korçë 9 Mars 2013
@NewsIn.Al

