Tuesday, December 3, 2024
spot_img
HomeAktualitetiBasha: Jemi e djathta e çliruar nga Katovica, kemi filluar bisedimet për...

Basha: Jemi e djathta e çliruar nga Katovica, kemi filluar bisedimet për fitore!

Lulzim Basha: Jemi e djathta e çliruar nga Katovica, kemi filluar bisedimet për koalicion me partitë e tjera, përballë kemi aleancën kundër SPAK

Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, deklaroi dje në një intervistë televizive se ka nisur bisedimet me partitë që bashkohen rreth propozimeve për ndryshime zgjedhore dhe në mbështetje të qartë për SPAK. Sipas Bashës, Rama dhe Berisha janë në një pazar për të penguar listat e hapura dhe votën e diasporës me anë të sabotimit të reformës zgjedhore, duke i cilësuar si hallexhinjtë e SPAK të cilin duan ta paralizojnë. Basha theksoi se hallin më të madh përballë SPAK e ka kryeministri Rama, i cili sipas tij, i frikësohet ndjekjes penale për shkak të aferave të shumta korruptive. “është e qartë që pas pazarit për amnistinë, pas shkatërrimit të komisionit për Reformën Zgjedhore, pas pazarit për vulën, janë dy pazare të tjera që priten të vijnë njëri pas tjetrit. Pazari i parë është t’i rimbyllin listat që të vendosin Sali Berisha dhe Edi Rama se kush do të jetë kandidat për deputet, që shpjegon dhe marrëzinë kolektive të hipokritëve që janë tubuar poshtë ballkonit. Dhe pakti tjetër është për hallin më të madh që kanë bashkërisht, madje do të thoja që halli në rastin e Ramës, ndonëse akoma i pashpërfaqur është disa herë më i madh që është SPAK-u dhe ndjekja penale për afera të shumta korruptive që janë bërë skandale me jehonë botërore, që nga ato të inceneratorëve të shëndetësisë dhe padiskutim skandali i korruptimit të kreut të kundërinteligjencës amerikane Mcgonigal. Pra në këtë kuptim këta janë hallexhinjtë e SPAK-ut, prandaj i bashkon nevoja, domosdoshmëria jetike për të paralizuar SPAK-un. Ndaj dhe sot nga studioja juaj dua të jap këtë paralajmërim publik, po, dy stacionet e ardhshme janë: të rimbyllin listat zgjedhore, pra mos të kenë lista të hapura, sot janë të hapura për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Njëkohësisht të mos lejojnë që shqiptarët jashtë Shqipërisë të votojnë përveçse me ndonjë kanal të ngushtë dhe të pisët dhe të cekët që i intereson qeverisë për të mbledhur disa militantë. Dhe natyrisht me ato truket e veta, t’ia lënë përgjegjësinë për këtë rithemelimit duke u thënë ja ku janë listat e mbyllura, nuk duan votimin elektronik. Pra, gjuha është e qartë, është gjuha e dikujt që ka kapur dikë tjetër dhe e mban fortë prej bluzeje. E dyta është SPAK-u. Kemi filluar tratativat për koalicion me partitë e tjera të vogla. Dua t’i them çdokujt që nuk ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve që nuk e kemi strukturuar. Do strukturohet shumë shpejt. Aktualisht ka formën e një koalicioni për kodin zgjedhor, por do të shtrihet padiskutrim shumë shpejt në një koalicion substantiv në të cilat do të merren parasysh interesat më themelore të vendit, por pa humbur identitetin tonë si e djathta e vërtetë dhe e munguar e Shqipërisë në këto 34 vite. E djathta e çliruar nga Katovica”, deklaroi dje Basha.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments