KreuAktualitetiShqiptaria humbi Gjeniun...Do kishim qenë më të varfër pa Kadarenë.

Shqiptaria humbi Gjeniun…Do kishim qenë më të varfër pa Kadarenë.

Shqiptaria humbi Gjeniun...Do kishim qenë më të varfër pa Kadarenë.

Mijëra faktorë ndikuan që të jemi popull i pamundësuar për të nxjerrë mjaftueshëm njerëz që të bëjnë të flesh me ëndrra të pasura e të të frymëzojnë që dhe ti mund dalësh nga turma e të bësh gjërat e tua.

Vërtet nga ky lloj vendi jemi, por ne patëm Ismail Kadarenë.

Fillimisht na bëri të imagjinojmë ecjen zbathur nga çatia në çati në një qytet që e kishim fare pranë, po s’kishim me ç’të shkonim.

Më pas na bëri të prekshëm përjetimin e traditave shqiptare – kur ne vetëm i glorifikonim ose i nënçmonim.

Na edukoi më shumë se shkolla, na bëri për të qeshur, na mësoi si të flasim shqip …

Dhe na dha ca mësime kurajoje rrëshqitëse mes ëndrrave të instizucionalizuara…

Do kishim qenë më të varfër pa Kadarenë.

Dhe sigurisht, më pak diellorë.

Faleminderit që ishe mes nesh, Ismail Kadare. Ndonëse regjimi komunist të impononte “politizimin” e shumë shkrimeve, përsëri arti gjenial i të shkruarit të bëri gjeni për gjithë botën!

Portreti i shkrimtarit të njohur Kadare nga artisti korçar Roland Karanxha.

!

Mirënjohje ismail kadare

Kadarenë shumë e lexojnë, pak e kuptojnë…

“Të falësh, nuk do të thotë të harrosh…” shkruan Ismail Kadare

Erald Fejzulla _ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit