KreuAktualitetiBasha nis aksionin/ Merr VENDIMIN e parë pas rikthimit. Asnjë fjalë për...

Basha nis aksionin/ Merr VENDIMIN e parë pas rikthimit. Asnjë fjalë për zgjedhjet e Kukësit!

Basha nis aksionin/ Merr VENDIMIN e parë pas rikthimit. Asnjë fjalë për zgjedhjet e Kukësit!

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka kryer lëvizjen e parë pas rikthimit në karigen e kryetarit duke thirrur më datë 2 shtator Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjithashtu është zbuluar edhe logon e PD-së qe tashme është e përçarë mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës i cili ka ngelur pa “vulë”. Mësohet se në këtë takim në fokus do të jenë ndryshimet statutore, vendimet organizative në përputhje me vendimet statutore si edhe do të ketë miratime të agjendës politike të partisë Demokratike.

Me anë të një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, Basha ka zbuluar dhe logon e Kuvendit për të marrë vendime mbi modernizimin e saj.

Basha njofton se Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:

1- Ndryshime statutore;
2– Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
3– Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Kur rimori PD Basha  tha se do hyjë për fitore në çdo zgjedhje. Siç duket “tradita” e bojkotit vazhdon në zgjedhjet e Kukësit!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit