KreuAktualitetiMonika Kryemadhi ka kaluar në orën 20:10, ditën e shtunë, në Kakavijë,...

Monika Kryemadhi ka kaluar në orën 20:10, ditën e shtunë, në Kakavijë, me këtë makinë luksoze, të cilën nuk e ka deklaruar në ILDKPKI.

Shkruan gazetari: Adriatik Doçi:

Monika Kryemadhi ka kaluar në orën 20:10, ditën e shtunë, në Kakavijë, me këtë makinë luksoze, të cilën nuk e ka deklaruar në ILDKPKI.

Mbrëmjen e së shtunës është akomoduar në Elivi Hotel, në Skiathos të Greqisë, aty ku ishte edhe Ilir Meta.

Çmimi mesatar i një dhome në këtë resort është 630 euro.

Këtu duhet llogaritur edhe dhoma e shoqëruesit, në emrin e të cilit është bërë pagesa, pasi për të mos lënë gjurmë dhe prova për SPAK-un, marrin edhe një të besueshëm me vete, duke përdorur emrin e tij për të mbuluar shpenzimet.

Pasi doli lajmi në gazetën Tema, janë kthyer gjatë natës me urgjencë në Sarandë nga Qafë Bota.

Personeli i hotelit është habitur kur ka parë Monikën duke turfulluar dhe mbledhur plaçkat.

Mëngjesin e sotëm Meta dhe Monika kanë publikuar foto nga Saranda.

Fotoja e Monikës duke kaluar në Kakavi datë 26 gusht 2023, ora 20:10.

Ndërkohë deputetja Kryemadhi ka postuar një foto nga Saranda me bashkëshortin Meta

“Mirëmëngjes nga Saranda!
Takohemi sot me të rinjtë e LRI në Kampin e Jalës. ❤️”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit