Në kuadër të #JavaEuropës stafi i Korça Innovation and Technology Hub, menaxhuar nga UBT dhe Bashkia Korçë, pati kënaqësinë të mirëpresë Ambasadorin e BE zotin Luigi Soreca dhe Ambasadoren e Mbretërisë së Hollandës znj.Guusje Korthals Atles. 
Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Z. Sotiraq Filo, delegacioni u njoh me punën intensive që ky Hub po realizon në përputhje të mundësive bashkëkohore të tregut të punës sot dhe mbajtjen e trajnimeve intensive në Gjuhët e Programimit, Menaxhimin e Rrjeteve Sociale dhe profesioneve të reja drejt së ardhmes.
Faleminderit
#EU4Innovation për mbështetjen e vyer në zhvillimin e këtij aktiviteti.

