Procedimi “elegant” i PS ndaj Ilir Metës është i shëmtuar dhe qelb erë !
Që ditën e parë Meta ka qënë Anti-President dhe Anti-Shtet.
Simboli më ordiner dhe i turpshëm që ka patur Shqipëria në krye !
Eshtë i dyti Komision që gjoja ngrihet dhe zhgarravitet ndaj Metës, duke i rënë anës asaj që i duhet ti bihet në kokë.
Në fillim heshtnin bënin sikur nuk e dëgjonin, pastaj na thonin jo po ka pire raki (turp turp turp) kurse tani më shumë për hatër të USA se të moralit kombëtar po e procedojnë me stilin “që shiko se nuk e ke nga ne” ..
Modeli kriminal i Metës para dhe pas emërimit si President është një shembull kob’zi për shqiptarët e së nesërmes, qeveria kërkon studentë ekselence si nëpunës, por kryenëpunësin e ka nxjerrë nga Ferri.
Në Shqipëri shantazhi i ndërsjelltë është mjeti për të arritur dhe qëndruar në pushtet.
Në Shqipëri idealistët janë të ferrit mbi tokë ndërsa të korruptuarit deri në palcë janë të parajsës.
Ironike mund të duket thirrja e mëposhtme.. por trishtueshëm e vërtetë..
Rroftë Amerika .. !
Ose siç thoshte Im Zot Noli (plus-minus).
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

