Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeAktualitetiBashkia Korçë përjashton nga taksat Organizatat Rinore...Një përkrahje e madhe kjo për...

Bashkia Korçë përjashton nga taksat Organizatat Rinore…Një përkrahje e madhe kjo për masivizimin e aktiviteteve të rinisë!

Bashkia Korçë ka publikuar së fundmi Paketën Fiskale për vitin 2023.

Ndër të tjera , risi për këtë vit ka qënë; Përjashtimi nga taksat për Organizatat Rinore, që kanë në fokus ; Mobilizimin, Vetëorganizimin dhe Fuqizimin e të rinjve në shoqëri si dhe nxitjen e tyre për t’u bërë pjesë e jetës integrale.

Ky vendim erdhi pas kërkesës drejtuar Këshillit Bashkiak Korçë nga Drejtori Ekzekutiv i organizatës “Balkan Youth Activism” , z.Gurali Haxhillari. Ky i fundit ishte i ftuar për të marë fjalën në një nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak gjatë periudhës së verës, në të cilen prezantoi domosdoshmërinë e Organziatave Rinore për t’u përkrahur në aspektet financiare, po ashtu për të qëne një shtysë në krijimin e organizatave të reja për të vepruar në qytetin e Korçës.

Kjo iniciativë gjeti përkrahjen e kryetarit te Bashkisë z.Sotiraq Filo, kryetarit të Këshillit Bashkiak z.Erjon Nexhipi , po ashtu dhe një pjesë të madhe të këshilltarëve .

Theksojme se në vitin fiskal 2022 , taksat vjetore ishin 30.000 LEK , ndërsa tani 0 LEK

Faleminderit Soniel Prifti

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments