Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNew Smyrni: Ku janë hetimet pas ekzekutimit mafioz - Ngarkesa e humbur...

New Smyrni: Ku janë hetimet pas ekzekutimit mafioz – Ngarkesa e humbur e 700 kg hashash

Mediat greke për atentatin në Nea Smirni

Shqetësim pas ekzekutimit të ri mafioz në Nea Smyrni.

Shoqëria e Nea Smirnit dhe jo vetëm – është tronditur nga ekzekutimi mafioz që pati viktima dy burra me origjinë shqiptare mbrëmjen e së dielës. Mënyra e ekzekutimit, por edhe fakti që ai është bërë në sy të qindra njerëzve të shkujdesur, shton shqetësimin.

Siç u bë e ditur që nga ekzekutimi, por edhe sikurse u paralajmërua nga vrasja brutale, një anëtar i një grupi kriminal të lidhur me mafian shqiptare ekzekutoi një tjetër kontratë vdekjeje. Kujtojmë se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur e plagosur edhe njé vajzë 31 vjecare, e cila ndodhej në kafenenë e njohur në Nea Smyrni .

Kontratat e vdekjes

Në dy vitet e fundit ka pasur të paktën 4 deri në 5 ekzekutime mafioze të banditëve me origjinë shqiptare pothuajse në të njëjtën mënyrë. Sipas informacioneve që MEGA raportoi edhe në buletinin qendror të lajmeve, hetimet për ekzekutimin e ri mafioz nuk kufizohen brenda kufijve por duket se shtrihen edhe në vendin fqinj të origjinës së dy viktimave.

Gjëja e parë që shqyrtohet nga autoritetet policore është se ajo që ndodhi në sheshin e Nea Smyrni ka të bëjë me trafikun e drogës dhe me qarqe që donin të dërgonin një mesazh me zë të lartë.

Në këtë kuadër shqyrtohet vrasja e ndodhur të premten e kaluar e një pronari biznesi të komplekseve hoteliere në Shqipëri. Autoritetet raportojnë se shohin një lidhje mes këtij personi të veçantë dhe dy viktimave të Smyrna-s së Re.

Sipas mediave shqiptare, ka mundësi që viktimat të jenë anëtarë të së njëjtës rrjet droge dhe të jenë ekzekutuar nga bashkatdhetarët e tyre.

Vihet re se autoritetet shqiptare raportojnë se pak ditë më parë ka humbur një ngarkesë prej 700 kilogramësh hashash, përgjegjës për të cilin ishte biznesmeni i vrarë në Tiranë.

Profili i autorit

Siç shihet edhe në videot që kanë dalë në dritë, ekzekutori ishte me përvojë dhe dinte të lëvizte. Ai kishte veshur një jumpsuit të zi, me një xhup me kapuç dhe çizme sportive. Ai mbante edhe një maskë kirurgjikale. Kur iu afrua viktimave ishte krejtësisht i qetë, nuk i interesonte njerëzit përreth, nxori pistoletën nga xhepi i xhaketës me dorën e djathtë dhe qëlloi.

Qëllimi i tij ishte të vriste – dhe vetëm kaq. Ai qëlloi 7 të shtëna në vetëm 4 sekonda. Natyrisht në zonë ka mbizotëruar paniku, ku autori ka ikur në këmbë dhe i pangacmuar.

Oficerët e policisë po kontrollojnë kamerat e sigurisë në zonën më të gjerë për të parë rrugën e arratisjes së sulmuesit, ndërsa po marrin deklarata nga dëshmitarët okularë. Një nga pyetjet që ekziston është nëse autori i vrasjes ka pasur bashkëpunëtor.

Sipas ERT, ka të dhëna për një bashkëpunëtor që mund ta ketë pritur pranë.

Policia beson se nëse ka pasur një bashkëpunëtor, ai me siguri ka qenë i ulur në kafene dhe ka lajmëruar vrasësin kur ishte koha e duhur për të hyrë dhe për të ekzekutuar dy burrat.(Ingr)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments