Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSiguria Kombëtare- Nënshkruhet marrëveshja, Peleshi: Do blejmë TRE dronë “Bayraktar” nga Turqia

Siguria Kombëtare- Nënshkruhet marrëveshja, Peleshi: Do blejmë TRE dronë “Bayraktar” nga Turqia

Nënshkruhet marrëveshja, Peleshi: Do blejmë TRE dronë “Bayraktar” nga Turqia

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka nënshkruar sot marrëveshjen me autoritetet turke për blerjen e tre dronëve pa pilot të modelit “Bayraktar”.

– “Firmosja e marrëveshjes për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore”

Dronët që u bënë të njohur në luftën në ukrainë dhe u vlerësuan për aftësitë goditëse por edhe në misione zbulimi, pritet të bëhen pjesë e flotës tonë ajrore në vitin 2023.

Peleshi tha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në ambientet e Kryeministrisë, se Shqipëria planifikon të ndërtojë edhe një flotë me avionët Black Haëk, duke nisur fillimisht me një numër të vogël dhe më pas duke e zgjeruar atë.

“Jam i sigurt se shfrytëzimi i këtyre aseteve do të rrisë parandalimin e dukurive të paligjshme. Sfidat komplekse dhe në ndryshim të sigurisë, dhe konflikti i armatosur në Ukrainë, kanë shtuar nevojën për t’u zhvilluar, modernizuar. Krijimi i kapaciteteve ndërkombëtare, mbështetje ajrore të operacioneve, duhet të jenë disa prej objektivave që do të arrihen me këta dronë Bayraktarë. Kemi bërë trajnimin e personelit ushtarak. 2023 do të jetë viti ku do të nisim të ndërtojmë flotën e Black Haëk, do ta nisim me një numër të vogël. Do ta nisim me një flotë të vogël të dronëve pa pilotë, me tre prej tyre”, tha ndër të tjera ministri Peleshi.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments