Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë të diel se duke filluar nga protesta e 7 tetorit, mosbindja civile do të jetë pa ndalim.
Bashkohuni në mosbindje civile.Berisha bën thirje nga ballkoni për protestën e 7 Tetorit
Ai u shpreh se kjo mosbindje është përgjigjja e vetme që opozitarëve u ka mbetur kundër kryeministrit Rama dhe qeverisjes së tij, të cilën Berisha e konsideron “narkoshtet”.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve një ditë para protestës, Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestë dhje mosbindje civile deri sa të vendoset qeveria teknike.
“Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për betejë, sot të gjithë si shqiptar, kemi edhe arsye të përbashkëta për bashkim.
Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për të shpëtuar demokracinë. Sepse është mungesa e zgjedhjeve të lira, bllokimi i rotacionit që ka sjellë mbi ju gjithë fatkeqësitë që përmenda deri tani. Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për dinjitetin e tyre. Sepse jeta në diktaturë, nuk ka dinjitet miqtë e mi. Nuk ka dinjitet, kur i kursen fëmijës vaktin ditor të ushqimit edhe hesht për këtë”
@NewsIn.Al