KreuKulturë / ArtBBVIP nuk eshte e keqja me e madhe e shoqerise sone. ...

BBVIP nuk eshte e keqja me e madhe e shoqerise sone. Arti me kulturen e larte nga nje ane dhe kultura popullore nga ana tjeter, nuk e perjashtojne njera-tjetren, por ushqehen nga njera-tjetra…/Antonio Babliku

BBVIP nuk eshte e keqja me e madhe e shoqerise sone.

Arti me kulturen e larte nga nje ane dhe kultura popullore nga ana tjeter nuk e perjashtojne njera-tjetren, por ushqehen nga njera-tjetra…

Antonio Babliku

Pop-kultura, apo kultura popullore, ka lindur si kundervenie ndaj kultures se larte, megjithese sipas shume studiuesve prape paraqiten veshtiresi kur rreken te bejne diferencimin midis te dyjave. (Kjo mund te ilustrohet me shembuj te letersise klasike, ne vargjet dhe rreshtat e se ciles qendrojne referenca te shoqerise, kultures dhe botekuptimit te kohes). Kultura popullore eshte nje kulture qe i serviret dhe imponohet shoqerise nga mas media, pra ajo perfshin gjithcka qe nga daljet me te reja, si memet dhe GIF-et (foto levizese) deri tek ato me te qendrueshmet nder vite e shekuj, si muzika (sidomos muzika pop, muzika e lehte), sporti, televizioni (ku spikat me serialet, telenovelat, reality show dhe talent show), video-lojerat… deri te gjerat me mondane dhe me te rendomta. Sigurisht qe pop-kultura dhe kultura e larte kane pika takimi dhe shkrirjeje, sic del specifikisht te muzika pop, te shume ikona te skenes si Cher, Madonna, Michael Jackson, Britney Spears, Eminem, shume artiste tanet, qe nga Djemte e Detit tek Alban Skenderaj, Ronela Hajati (kenga e se ciles u sulmua fort por degjohet ne gjithe Europen) e plot te tjere, qe kane dale edhe nga formate talenti si “Ethet”, “Star Academy”, “Gjeniu i Vogel”, etj. Mediumet artistike te muzikes, letersise, kinematografise, behen pjese e pop-kultures. Nje nga filmat me te mire, Titaniku, vazhdon e referohet edhe sot nga me te medhenj e me te rinj. Pra, arti me kulturen e larte nga nje ane dhe kultura popullore nga ana tjeternuk e perjashtojne njera-tjetren, por ushqehen nga njera-tjetra. Madje ne vitet ’60 pop-kultura gjeti rrugen e saj edhe ne art, ne levizjen e famshme te Pop-Artit, ku kultura popullore (kanaçet e supes, portretet e Merilin Monrose) behet kryefjala e vepres artistike. Kultura popullore ndryshon nga termat “zakone popullore” apo “tradita popullore”, megjithese edhe ketu hasen ngerce nese perpiqemi t’i ndajme me thike. Fjala vjen, nese nje nga shembujt me te perhapur te pop-artit perendimor eshte piktura me kanacen e supes, mendoj se e barazvlefshmja e saj shqiptare do te ishte nje pikture e nje karameleje ZANA, sigurisht servirur me ngjyra e kontraste shndritese. Edhe ne Shqiperi, pra, kemi nje kulture popullore, qe identifikohet lehtesisht ne bisedat qe bejme rendom: qe nga karamelet ZANA, te “Pesmetkaçi”, tek Ujqerit e Debores, te Zylot e perjetshem (kujtojme veshtiresine e diferencimit mes kultures popullore dhe asaj te larte si dhe shkrirjen e te dyjave here pas here), deri te Big Brother Vip Albania. Nese futesh ne Twitter nen hashtagun e BBVIP, gjen shume te rinj qe postojne per spektaklin duke shfaqur edhe disa dukuri interesante gjuhesore, me specifikisht sociolinguistike, si code-switching apo code-mixing, duke nderthurur elemente te ndertimit sintaksor te shqipes me ato te anglishtes (gjuha dominante e pop-kultures). Nje shembull qe me ka mbetur ne mendje ka qene nga BBVIP i vjetshem: “To think that I loved Donaldi and tani s’e shof dot me sy”. Keto jane dukuri qe duken edhe ne biseda te shkujdesura: dita-dites shtohen te rinjte qe shprehen “derdhe çajin”, si kalkezim i shprehjes anglofone “spill the tea” qe nenkupton percimin e thashethemeve ne nje grup miqsh. Vec kesaj, situatat brenda shtepise i shoqerojne me GIF-e dhe meme qe kane dale nga pop-kultura amerikane apo me gjeresisht, perendimore, Per shembull, banoret qe kercejne ilustrohen nepermjet nje videoje ku kercejne kukullat Teletubbies, me muzike popullore shqiptare ne sfond.
Kultura popullore eshte dicka qe ka te mirat dhe te keqijat e veta. Ne fund te fundit, perfshin edhe artin e Andy Warholit, por edhe videon e famshme te Pamela Andersonit, perfshin artistet e muzikes pop, por edhe te famshmit e kotesive, perfshin referencat qe behen nga poezite e Kadarese, por edhe ato qe behen nga libri 50 Hijet e Greit. Normalisht qe shkakton reagime pasionante nga njerezit qe jane te perfshire ne te dhe ata qe jane kunder saj dhe shkojne drejt nje kulture me te lartuar per vete. Sidoqofte, edhe vete Dante, edhe vete Shekspiri, per te permendur me koloset, kane perdorur referenca te kulturave te koheve te tyre (zakone, botekuptime, thashetheme, skandale), gje qe e shkrin kulturen popullore me ate te larte deri ne nje pike ku njera nuk mund te ekzistoje pa tjetren. Gjithmone kam qene entuziast dhe tifoz i kultures popullore ne shprehjet e saj me perendimore dhe kohet e fundit vleresoj pa mase kete zhvillimin e kultures popullore shqiptare, sidomos te te rinjte, te gjeneratat Y dhe Z. Ndonjehere mund te duket sikur vetem BBVIP eshte pjese e pop-kultures shqiptare, por nuk eshte e vertete: mund te jete nje pjese dominuese e saj pergjate muajve te transmetimit; e pop-kultura eshte para se gjithash nje koncept fluid dhe i levizshem ne kohe. Pop-kultures nuk i intereson nese transmetohet vlera apo anti-vlera, nuk i intereson nese pelqehet heroi apo anti-heroi; pop-kultures i intereson ekzistenca e ketyre brenda gjirit te saj dhe perfshirja e sa me shume receptoreve sociale ne vemendjen dhe biseden e gjeneruar fale te dyja paleve: elementeve te pop-kultures dhe individit te shoqerise. Pop-kultura shperhapet si rizome ne shoqeri dhe ka defektet dhe anet e saj negative, por ne fund te fundit, eshte nje gje qe vjen tok me evolucionin njerezor, shoqeror… dhe po, edhe ate artistik.

Po te mos ishte pop-kultura, nuk do te ishte as pop-arti. E reja eshte e frikshme, mund te ndodhe te jete edhe e dyshimte dhe jo domosdoshmerisht e mire ne menyren bardhe e zi te te perceptuarit te gjerave. Ama e reja e ze vendin e saj ne kohe, ne shoqeri, ne art, ne kulture, e nese eshte vetem nje anti-vlere, i shtyn te tjeret te mendojne per konceptimin e vleres, per zgjerimin e ketij konceptimi, e ndoshta edhe per kthimin drejt saj, drejt vleres per te cilen vihet kuja pa u zhdukur mire. Prandaj mendoj se BBVIP nuk eshte e keqja me e madhe e shoqerise sone. Televizoni ka per qellim te edukoje, po, por mos harrojme qellimet e tjera: te argetoje, te shokoje, te prodhoje lajme bombastike, te krijoje spektakel nga cdo situate, te prodhoje para, te gjeneroje diskutime… shkurt, te jete krijues dhe shperndares i kultures popullore.Antonio Babliku

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit