“Edukata morale”, brenda një reality show….me “rob” shpie, janë VIPE!
Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” prime Kejvina shpërtheu keq ndaj Luizit. Ajo e quajti “mashtrues”, “manipulues”, “pisanjos” e shumë fjalë të tjera.
Në një moment Kejvina u shpreh se ndryshe nga Luizi “të paktën ajo e ka të atin gjallë”, koment i cili ka shkaktuar shumë bujë në rrjet.
“E kam në jetë babain akoma. Ti je pisanjos! Luizat kështu më mbajnë çantat jashta, tipat si ky”, tha ajo.
Kejvina: Vetëm kostumin ke të bukur
Luizi: Ma kanë qepur
Kejvina: Po gojën kur do ta qepësh?
Luizi: Nuk e di se duhet me sjell makinën që ta qepi
Kejvina: Le ta sjellin
Luizi: Pse je me nai vend e shqepur ti dhe duhesh qepur?
Kejvina: Ky është mashkulli më i shpifur në Shqipëri, shembulli më i keq në Shqipëri, ai nuk e meriton as të marrë frymë. Nëse kjo situatë nuk tejkalohet unë largohem direkt nga emisioni. Të më vijë një copë njeriu me dy sy këtu…
@NewsIn.Al

