KreuAktualitetiBE heq Bahamas, Belize, Seychelles dhe Turks Island dhe Caicos nga lista...

BE heq Bahamas, Belize, Seychelles dhe Turks Island dhe Caicos nga lista e zezë e parajsave fiskale

BE tërheq Bahamas, Belize, Seychelles dhe Turks Island dhe Caicos nga lista e zezë e parajsave fiskale

Bashkimi Evropian (BE) hoqi të martën Bahamas, Belize, Seychelles dhe Turks Island dhe Caicos nga lista e zezë e parajsave fiskale, një mekanizëm që kritikohet rregullisht nga organizatat joqeveritare si joefektiv, raporton AFP.

Ky mjet për të luftuar evazionin fiskal nga shumëkombëshe dhe shumë të pasurit u krijua në vitin 2017 pas një sërë skandalesh, si Panama Paper dhe LuxLeaks.

Ndër sanksionet e aplikuara ndaj vendeve në këtë listë është edhe bllokimi i fondeve evropiane.

Kjo listë e zezë, e përditësuar dy herë në vit, përfshin aktualisht 12 juridiksione të konsideruara jobashkëpunuese, përkatësisht Samoa Amerikane, Anguilla, Antigua dhe Barbuda, Fixhi, Guam, Palau, Panama, Rusia, Samoa Trinidad dhe Tobago, Ishujt e Virgjër të SHBA dhe Vanatu.

Këshilli i BE-së, pjesë e të cilit janë 27 vendet anëtare të BE-së, u kërkon këtyre vendeve në një deklaratë që “të përmirësojnë kuadrin e tyre ligjor për të zgjidhur problemet e identifikuara”.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit