KreuKulturë / ArtDisa mendime për librin e dr.shk.Vangjel Kasapit: “Mihal Prifti,diplomat i shquar i...

Disa mendime për librin e dr.shk.Vangjel Kasapit: “Mihal Prifti,diplomat i shquar i Shqipërisë”(1918-1986)

Disa mendime për librin e dr.shk.Vangjel Kasapit: “Mihal Prifti,diplomat i shquar i Shqipërisë”(1918-1986) (Monografi, f.463), nga doc: Odise Çaçi

Kolegu im , Zef Mernaçaj ,mik I kahershëm më ofroi për të lexuar këtë libër.Kjo më shtoi më shumë dëshirën pasi kishim qënë shok e koleg në Universitetin e Shkodrës dhe shumë vite në arsim.Sapo e mora librin kurreshtja më shtiu ta lexoja, pasi dhe unë ruaja kujtime të shumta nga ky drejtues me shumë autoritet.Autori Kasapi që në hyrje të librit na jep një postulat të profesorit të nderuar:”Vdekja e njëriut i ngjan rrugës që bën Dielli:për sytë tanë perëndon, ndërsa në të vërtetë vazhdon të ndriçojë”.Kujtojmë se fisi Prifti nga fshati Gjatin është i “thirrur” për të nxjerrë në sipërfaqe, për t`i ndriçuar vlerat e mbuluara në në atë gjenalogji. Autori na thotë se ato janë të vërteta dhe se “Historia është palca e një numri të panjohur biografish, se “Kusht absolute për historianin është vetëm kulti ndaj së vërtetës historike” na thotë autori. Dhe vazhdon se “Kjo është vetvetja e Mihalit:përjetësia, pavdekësia! Shkrimtari Skënder Hasko, në vitin 2008, na thotë se Parathënia është sa për të hapur “oreksin” dhe vazhdon se “Vangjel Kasapi na ka dhënë Mihal Priftin ashtu siç ka qënë.” Dhe se e shoqja e tij Sofi”Një shqiponjë …një bashkëshorte model”Tek “Rrënjët” Prof, Mihal Prifti, kujton vëndlindjen nga nisi jeta dhe fëmijëria e tij e vështirë ku:”Po harruam njeri-tjetrin, po harruam rrënjët, vëndlindjen, po harruam Lunxhërinë e shqipërinë, kemi vdekur”.Besoj se sot ky mesazh merr një vlerë të jashtëzakonshme, pasi Shqipëria po boshatiset nga rinia shqiptare.Ai u kujton djemve të Lunxhërisë se”Nuk ka fshatra më të bukura në botë se katundet e Lunxhërisë”, ai na flet për kontributin e kësaj krahina në shekuj… dhe vazhdon se fshati –Gjati ,ku ai ka lindur :”Ngjante si një lagje , ose rrugicë e qyteteve perëndimore”. Ai shkruan se :”Erdha në vendlindje të shuaj mallin, mallin që kam në gjoks, në buzë e në sy.Në udhë të shkoj, ku të vete më parë ?.Kam frikë se dhe zogjtë mos më mbajnë mëri” dhe shpreh ndjenjat e atdhetarisë:”Po harruam njeri-tjetrin, po harruam vendlindjen, po harruam Lunxhërinë dhe Shqipërinë, kemi vdekur!”.Ai na flet për emigrimin e familjes në Greqi dhe peripecitë për të vazhduar shkollën në një botë qytetare të panjohur.Ai gjithmonë i pari.. Ai na flet për prindërit, nëna e pesë fëmijëve.Ai na tregon për shkollimin në Greqi, krizën ekonomike greke dhe pushtimi i Greqisë nga Italia fshaiste dhe kthimi i familjes Prifti në Tiranë në shtator 1940.Ai këmbëngul , që morali i tij ishte:”Është guximtar ai që ka frikë atë që duhet ta ketë frikë , dhe nuk ka atë që s`duhet ta ketë frikë”.Mihal Prifti ndonëse në moshëtë re do të bëhet protagonist i një epopeje heroike, për një Shqipëri të lirë” dhe ai kujton G.Maxinin se “E drejta që të mos jesh i shtypur, i dërmuar dhe i torturuar nga tirania e një pakice, ose pushtimi i të huajit, është në zemër të të gjithëve një e drejtë e shënjtë dhe e pashmangshme.” Ai na jep kujtimet e tij nga shkolla Tregtare Vlorë ,si professor i matematikës, me pseudonimin “ATLETI”.Shkolla Tregtare është hapur më 8 nëntor 1924.U zgjodh Vlora për mjaft motive, si për ngjarjet historike,, nga pozita gjeografike, tregtare , lidhjet ndërkrahinore, nivelit intelektual, etj.Në këtë shkollë filloi punën profesori Mihal Prifti, ku lëndët kryesore ishin matematika,, kontabilitetin,, dituria tregtare,, stenografia dhe dy gjuhë të huaja :Italisht dhe frëngjisht.Për Mihal Priftin si mësues I shkollës tregtare kanë shkruar ish nxënësit e tij si Luftie Gorishti(Mero), Halim Ramohito,Hysni Kapo, Arif Hasko, Shahin Ruka,, Zihni Muço etj…ku autori ka një kujtim me 12 vajzat e para të shkollës Tregtare duke u kujtuar se ishte kohë lufte, fashizmi kishte pushtuar vendin dhe Vlorës dhe ai i këshillonte vajzat:”Ju çupat rrini të bashkuara, dorë për dore.Mos lini t`u afrohet njëri”.Sot në prag të 100 vjetorit të kësaj shkolle thonë se do e shkrijnë, për të bërë një korpus me shkollën Industriale”Pavarësia” Vlorë….Mihal Prifti në qyetin e Vlorës bëhet një nga udhëheqësit kryesorë të antifashizmit për këtë qytet ku jepen fakte nga veprimtaria revolucionare.Mihal Prifti si udhëheqës në Brigadën e I Sulmuese, Elitare e UNÇSH.Ku kuadrot kryesorë ishin Fiqret Sanxhaktari,Mihal Prifti,Sadik Bocaj e Dhori Panariti dhe komandat Mehmet Shehu, i cili hartoi dhe “Himnin” e kësaj brigade:”Ndër male, fusha,kudo shkon,/Liri ngjall mbi skllavëri,/Armikun ti e shkatërron,/Je shpresë për punëtori…”. Flet për Udhëheqës në Hierarkinë e lartë.Korparmata e Pare dhe urdhëra të dhëna gjatë Luftës..Jep kuadrot drejtuese të kësaj brigade si Mehmet Shehu e Mihal Prifti,, Tuk Jakova etj..Shefqet Peçi, Liri Gega, H.Kapo, E.Ndreu, Haxhi Lleshi e Xheladin Krifsa., një foto e Mihal Priftit me bashkëluftëtarët italianë të batalionit “Antonio Gramshi”,Dibër, gusht 1944,etj. Pas Çlirimit të vendit deri në vitin 1947 qëndron pranë Enver Hoxhës, “si dora e djathtë e tij”sipas Mihalit.Kryetar i Komisionit Interministral për furnizimin nga U.N.R.R.A..Në korrik të vitit 1947 emërohet ambasador në Moskë.Korespodenca e tij me udhëheqësit e Tiranës… Punoi dhe si Z/v Ministër I Jashtëm.Shikojmë takimet e Mihal Priftit në OKB etj.Mihal Prifti në vitin 1952 emërohet Ndihmës Ministri i Parë., me Koço Tashkon,Reiz Malile,Rako Naçi, Arben Puto, Dhimitër Lamani,Llambi Dishnica dhe Zeqi Agolli..Në vitin 1954 Ambasador në Moskë dhe ne Republikën e Finlandës.Korespodenca e tij me MPJ.Behar Shtylla.Angazhimi i madh i tij për të realizuar në Moskë filmin :”Skënderbeu”.Shoqërimi i Enver Hoxhës në Mongoli .Edhe personalitetet e shtetit sovjetik mes tyre dhe Nikita Hrushovi e vlerëson Mihal Priftin:”Ambasadori i Shqipërisë, shoku Mihal Prifti është nderi i trupit diplomatic të huaj të akredituara në Moskë”.Mihal Prifti ishte një thesar me shumë përvojë në diplomaci dhe si shtetar:”Përvoja, thoshte ai, është një minierë e pasur nga e cila shumë njerëz nxjerrin thesaret e jetës”.Më 7 janar 1958 Mihal Prifti shkarkohet nga Ambassador ne Moskë, Finlandë dhe Mongoli , pa i thënë anjë fjalë dhe më vonë emërohet Drejtor i Drejtorisë së Jashtme…Vizita me delegacionin shqiptar me Enver Hoxhën në Rep.e Koresë Demokratike. Liri Belishova ka bërë këtë vlerësim për Mihal Priftin:”Humbëm një nga kalorësit e Artë të Diplomacisë e të politikës së jashtme shqiptare”.Emërimi i Mihal Priftit si Ambasador në Republikën Popullore të Kinës, si shteti më i madh në botë.Ai kujton se si u prit në Kinë me një “Ceremoni madhështore..”, takime me personalitete të larta të këtij shteti të madh, flet per vizitën e Çu En Lit në Shqipëri dhe takimi me kryeministrin Mehmet Shehu e Adil Çarçani..Prifti kujton se “Vetëm ndjenjat e sinqerta mund të na bashkojnë me njeri-tjetrin; interesi kurrë nuk ka krijuar miqësi të qëndrueshme”, pra ai ishte politikan e intelektual i rrallë, ku në leterkëmbimet me personalitetet kineze ngelet një gurë themeli për të ardhmen.Ai vlerëson kritikat e Enver Hoxhës për MPJ. Në drejtim të Liri Beleshovës dhe Haxhi Lleshit, flet për takimin e Abdyl Këllezit me z/v kryeministrin kinez Li Si Nien.Takimet e tij me Mao Ce Dunin dhe pritja e grupit të Këngëve dhe Valleve të Republikes së Shqipërisë në Kinë e më vonë ne Hanoi.Largimi nga Kina si ambassador dhe mesazhet e udhëheqësve kinezë për të.Në lidhje me largimin e tij nuk u fol kurrë, por Dalan Buxheli, një punonjës i diplomacisë shqiptare shprehet:”Humbëm një njëri të latuar, një politikan e diplomat të serisë “A”, që e lartësoi diplomacinë shqiptare dhe farkëtoi miqësi dhe marrëdhënie me popullin e shtetin e madh të Kinez”.Prifti kujton se :Kur u kthye nga vizita në SHBA Nikita Hrushovi, zbret ne aeroportin e Pekinit dhe trupi diplomatik I rreshtuar përshendet Hrushovin dhe ai i zgjat dorën dhe e përshëndet Mihal Priftin në gjuhën ruse duke i thënë:”Zoti Prifti.Ja u takuam përsëri. por tashmë në Kinë”.Mihal Priftisi diplomat mbante mbi kokë të Vërtetën dhe Drejtësinë.Kariera e tij diplomatike 15 vjeçare(10 jashtë vendit dhe pesë në Shqipëri), jetoi e u përfaqësua si shqiptar e për Shqipërinë..Ai mund të shpërthente:”Mjaft !Më lodhët!” dhe atij i shkon dy vargëshi i N.Frashërit:”Unë jam në shpirtin tuaj,/Mos më bëni për të huaj”.Ai mbylli sytë në moshën 68 vjeçare pa marrë përgjigje:”Pse më mbajtët peng”….Ai ishte një fshatar i varfër, por historia më e bukur është e Vërteta”.Intelektuali Mihal Prifti kapi majat e diplomacisë shqiptare në periudhën 1941-1961, shatë vjet ne B.Sovjetik,, tre në Kinë,, pesë z/v Ministër e Drejtor i Jashtëm, quhen pa dyshime një universitet..Ai u bë i njohur në skenën e diplomacisë botërore.Një karierë brilante dhe e rrallë…Por, “Perëndia” dhe njerëzia të lënë rehat.Ato… Mihal Prifti emërohet 15 vjet Drejtor i Institutit Të Lartë Pedagogjik të Shkodrës. Dhe ai nuk u përkul, por”Ishte për të ardhur shumë keq që, pikërisht në periudhën kur Shqipëria kishte më tepër se kurrë nevojë për diplomacinë e nivelit më të lartë , që të përfaqësohej nga personalitete ta afirmuara si Mihal Prifti, ndodhi e kundërta”. Ardhjen në Shkodër ai e pa si një përpjekje për të ndihmuar këtë institucion me shumë kujdes, M.Priftit ”Krijimi I Institutit të Lartë Pedagogjik-kërkesë e domosdoshme e kohës dhe nje sukses I shkollës tonë të lartë”(në vitin akademik 1961-1962).Ai ju përvesh punës për ti dhënë një emër të mirë këtij Instituti , si një fidanishte për Arsimin e Lartë në Veri të Shqipërisë..Ky institute u bë qëndër e rëndësishme kërkimore –shkencore ne veriun e Shqipërisë”..Filloi botimi i Buletinit Shkencor.Në dhjetor te vitit 1962 Institutin e Larte e viziton Enver Hoxha dhe më vonë Mehmet Shehu, Gogo Nushi e Hysni Kapo.Për rolin dhe vlerësime vijnë nga profesorë e ish student të këtij Instituti si Vehbi Hoti, që e quan Mihal Priftin “Vizionar i perspektivës”, Ruzhi Mata e vlereson si “Diplomat e professor”, Petrit Bazhani, na sjell në kujtesë : ”Ç` është fati, Është ëndrra,,/Fati është si ai peri../Fati është dinak si dhelpra;” Gazmend Shpuza,, Vehbi Bala,, Vili Kamsi, si drejtor I Bibliotekës , në vitin 1963,e kujton me nderim…, Agron Bala, si djalë i Vehbi Balës””Të adhuruar nga i Ati…Im atë Vehbi Bala i besonte shume Mihalit..”Mihali kujton pjesëmarrjen e tij në disa Kongrese Partish si në Berlin, Poloni, Çekosllavaki.Ai merr pjesë në takime të përzëmërta, që organizonte Brigada e I Sulmuese nga Drashovica në Vithkuq etj…Një kapitull i veçantë u kushtohet “Mbresa dhe vlerësime “nga personalitete si brenda dhe jashtë Shqipërisë.si Rrapo Dervishi, Sadik Bocaj,, Ymer Veshi,, Thanas Nano; Sokrat Plaka(ish z/v M.Jashtëm) e cilëson si ”një diplomat i shumë vlerësuar, me reputacion në diplomacinë e huaj, dhe historilënës në politikën e jashtme të RPSSH”; Zeqi Agolli.(Sekretar I Ambasadës shqiptare në Bukuresht); Piro Koçi,Ku tek Mihal Prifti ai dallon:”Zgjuarsinë,shpirtmirësia,, shpirtgjërësia, dashuria për njerëzit,, ndershmëria, trimëria, mirënjohja et”, Kanë qënë brilantë ai dhe e shoqja.Kurrë nuk i harrojmë të dy”; Arif Hasko; Rahman Parllaku; Halim Ramohito;,Ziqiri Mero, Xhafer Peçi; Rustem Peçi; Elham Kondo; Mikado Shakohoxhaj për Mihalin shprehet:” Populli I Vlorës dhe ai shqiptar nuk është një popull i lodhur dhe i plakur.Përkundrazi ata janë të gjallë, luftarakë, të fuqishëm dhe kockë e fortë.Fara shqiptare nuk është delikate , që të goditet lehtë,, e cila rrezikon të zhdukej.Jo, Kombi ynë i fuqishëm, i ashpër e luftarak ,nuk mund t`u nënshtrohen të tjerëve.Ekzistenca e tij e mposht dhe kohën”; Thoma Deljana(Minister I Arsimit)”Unë si dhashë dot lamtumirën e fundit .Pas tranzicionit, duhej të më zbrisnin nga mali i internimit të Sinanajt Tepelenë, që të ngushëlloja Sofinë e tij ideale, shoqen e ngushtë të gruas sime Virgjini”; Osman Kraja;prof.dr.Nuri Abdiu(Mesues I Popullit) e vlerëson “15 vjet Drejtor I Institutit të lartë- një dukuri unikale.Jetëgjatësia në udhëheqje janë një binjak të historisë me ILP”,; Dhora Lloja(Drejtoreshë e ILP) bën një vlerësim tjetër për Mihal Priftin si atdhetar I shquar.Për të Kosova ishte Shqipëri dhe kur dorëzoi detyrën e Drejtorit të ILP la këtë porosi:”Në kasafortë kam lënë një dosje për Kosovën.Ruaje me kujdes se do t`ju duhet juve dhe Shqipërisë”., një njëri me “Personalitet të të spikatur”; Milto Vako; Arqile Andrea; Leko Mako (Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Lunxhëria”}; Naim Prifti-veteran i të moshuarve të Gjatit) ku shprehet: “I pastë hallall ç`bëri për Shqipëri !” Ky është një libër që edukon ndjenjën e atdhedashurisë, dashurinë për vendlindjen dhe kombin shqiptar.Vështirësitë nuk duhet të na mposhtin, por të ecim përpara. Unë do t`i mbyllja këto shënime me mesazhin që i shkon për shtat diplomatit , drejtuesit dhe profesorit Mihal Prifti, si homazh për të:”Për çdo gjë që u përpoqa gjatë jetës, u mundova ta bëjë mirë duke pasur si lejmotiv të mos e filloja fare një punë , që s`do ta bëja me kujdesin më të madh, duke e kurorëzuar me mbrothtësi rrugëtimin e gjatë”. Këto mendime i hodha si ish student i viteve `70 në këtë ILP, ku ruaj kujtimet më të mira për gjithë stafin e këtij ILP dhe i drejtuar me shumë përkushtim nga Profesor Mihal Prifti.Respekte për këtë monografi të shkruar me shpirtin e zemrës për këtë personalitet, si intelektual e diplomat i permasave botërore!
Vlorë, më 18.2.2024 Nga docent Odise Çaçi

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit