Lojëra fjalësh, veprime, justifikime, interpretime ligjesh dhe një mijë gjëra të tjera për të mbushur studiot televizive me analistë e politikanë që sapo hapin buzët i kupton se në cilin kra do të anojnë.
E vërteta është që në lojë janë “de fakto” Berisha” dhe ” de jure” Basha. Të dy deri dje ishin një, ndonëse sot janë në pozita të kundërta dhe si të tillë çdo dalje në media e përcjellin me akuza të ndërsjellta. E lagu, se lagu…janë formularët në kuti apo nuk janë…janë në dhoma e Gazit, apo në Paloka. Çfarë kuptimi ka ky debat? Ajo që duket hapur është masa e demokratëve dhe masa e të zgjedhurve…demokratët në Foltore, zyrtarët në Seli…matanë asaj ecin “të pa anshmit) që presin fundin e 11 dhjetorit.
Flet sekretar Bardhi në emër të gjithë demokratëve? Mirë mo burrë folë…po pse nuk merrni mundimin të organizoni një takim me elektoratin? Keni besim që do keni 100 vetë në sallë? Berisha me gjithë përfaqësuesit e tjerë demokratë deklarojnë se në çdo qytet kanë me vete strukturat dhe masën e gjërë të demokratëve, po Luli kë qytet ka, veç selisë së PD?
BËJ O NJË TAKIM LULI DHE MBYLLJA GOJËN BERISHËS…ose nëse je me pushim le të bëjnë të besuarit e tu, BARDHI, SALIANJI, DUMA,BEJKO etj…nië mo, vetëm një takim …po kaq bre, apo kot ja fut dhe unë…mbase vazhdon telebingoja!
@NewsIn.Al