Në Wembli kurdoherë që të luash është ndeshja e jetës. Kjo ndodh dhe kështu ndjehen e lojtarët më të mirë të futbollit botëror.

Krenarë duhet të ndjehen dhe futbollistët e kombëtares tonë. Ato deklarata që jemi akoma për lojë, apo do bëjmë atë që bëri Mançini në Wembli, janë llafe pazari…
Çfarë fitojmë nëse nuk hymë në fushë me këmbë në tokë? Të luash në Wembli do të thotë të vësh zemrën në fushën e lojës e të japësh gjithçka. Një lojë të bukur duam…rezultati nëse vjen, mirë se të vijë!
Ne objektivin besoj se e arritëm. Lamë pas Hungarinë dhe kjo nuk është pak. Eleminatoret e tjera po afrojnë dhe ata që duhet të jenë në planet e tranierit janë të rinjtë e talentuar, e ardhmja.
Broja e tregoi veten, ndonëse Reja e mban lojtar rezervë…do doja që edhe Muçi të aktivizohej sot. Vetëm ne i quajmë ” të vegjël” të rinjtë…talentet kudo në botë nuk kanë moshë në pashaportë.
Një aktivizim sot në Londër do ishte për Muçin një shtysë e madhe në karierë, një përgjegjësi dhe autoritet. Po ashtu dhe të rinj të tjerë që ne duhet t’ ju besojmë kombëtaren. Po nuk sakrifikuam të bëjmë një ekip me të ardhme, besimi për pjesëmarrje në Europianë dhe Botërorë do jetë i largët.
Sidoqoftë të besojmë në kombëtarja…suksese! (Enea Prenjasi)
@ NewsIn.Al

