KreuAktualitetiBerisha deklaron Adriana Kalanë si ministre të kabinetit pas zgjedhjeve!

Berisha deklaron Adriana Kalanë si ministre të kabinetit pas zgjedhjeve!

Sali Berisha përmendi disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse do të fitonte zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nga drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari se cili do të ishte kabineti i tij qeveritar. Berisha përmendi Athem Agën apo Adriana Kalanë si emra potencialë të kabinetit të tij qeveritar.

》Rakipllari: Cili do të ishte ministri i Financave?

》Berisha: “Mund të mos jetë fare në këtë listë, Kushtetuta ka përcaktimet e veta, në 2005 ministri i Financave ishte sekretar, në 2005 ishte sistem krejt tjetër, ky është sistem rajonal dhe jo kombëtar, çdo qark është një shtet më vete në këtë sistem. Po qe se flet për ministra këtu ke të shkëlqyer. Merre Athem Agën. Secili prej tyre në fitore meriton”

》Rakipllari: Partitë konservatore dalin me ekip.

》Berisha: “E vetmja parti e bën është partia britanike. A ka njeri më luftarak se Adriana Kalaja?“

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit