Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiMonika ndahet nga politika për tu bërë producente filmi

Monika ndahet nga politika për tu bërë producente filmi

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi konfirmoi se do të hiqte dorë nga politika.

Momentalisht deputetja e PL konfirmoi se është duke xhiruar një film, në rolin si aktore. Një lajm ky që habiti jo pak publikun ndërsa Kryemadhi tha nuk do të jetë më në politikën aktive, madje tani po provon një fushë krejtësisht tjetër – shesh xhirimin.

Unë kam disa projekte në dorë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë. Shpresojmë që ta nxjerrim në verë, shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë, sepse është shumë interesante“, tha Kryemadhi.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments