Berisha nuk ju jep asnjë vend në listat e mbyllura atyre që fituan 7 bashkitë në 2023! Ata që humbën, morën vende të sigurta
Zgjedhjet vendore të vitit 2023 Berisha i humbi thellë me rezultatin 54 me 7, dukë shënuar kështu rezultatin më të dobët në zgjedhjet vendore të kësaj partie.
Berisha ja doli të merrte vetëm 7 bashki, Memaliajn, Kavajën, Mirditën, Hasin, Vaun e Dejës, Pukën dhe Himarën.
Këtë të fundit mund të themi se u humb në zgjedhjet e para 1 viti ku PS fitoi me Vangjel Tavon, ndërsa Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet nga një parti greke.
Primaret e Berishës madje sollën që kandidati i Kavajës Hysen Kadiu doli më i votuari, po kjo nuk shërbeu që ai të futej në listë .
Sipas tij i ishte premtuar një vend dhe për këtë arsye ai u tërhoq nga gara dhe për listën e hapur.
As Mirdita nuk ka një përfaqësues të vetin në listë, pasi në listën e mbyllur janë Gjekmarkaj e Elda Hoti.
Në Memaliaj nuk ka asnjë kandidat pasi Gjirokastra ka në listë vetëm drejtuesin e qarkut Tritan Shehun.
Kurse në qarkun Shkodër, përfaqësim në listat e mbyllura nuk kanë as Fushë Arrëzi dhe as Puka.
Në Kukës, ashtu si në Gjirokastër, kandidati është vetëm 1, pra ai që drejton dhe qarkun.
@NewsIn.Al

