Fation Hoxhalli është zgjedhur kryetar iKëshillit Drejtues të RTSH-së me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim.
Ai ishte përballë Helidon Halitit, i cili mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim.
Kuvendi zgjedh kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli mund në përballje Helidon Haliti-n
Kuvendi zgjodhi sot kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Fatjon Hoxhalli u zgjodh kryetar me 74 vota, duke mundur në përballje kandidatin Helidon Haliti.
Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues.
Pas dëgjesave në Kuvend, Komisioni propozoi edhe kandidaturat për votim, që u zgjodhën ditën e sotme.
Votimi për Këshillin Drejtues të RTSH:
Enio Civici 77 pro, 7 abstenime, 2 kundër
Pano Xhixho 82 pro, 5 abstenime, 0 kundër
Alket Braho 55 pro, 26 abstenime, 6 kundër
Zamira Kita 77 pro, 8 abstenime, 1 kundër
Lorenc Vangjeli 72 pro, 6 abstenime, 5 kundër
Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenime, 5 kundër
Osman Mula 84 pro, 1 abstenim, 3 kundër
Petrit Beci 76 pro, 5 abstenim, 3 kundër
Rajmonda Bulku 78 pro, 3 abstenim, 7 kundër
Robert Budina 66 pro, 9 abstenim, 11 kundër
Elidon Haliti 57 kundër, 10 pro
Fatjon Hoxhalli 74 pro, 6 abstenime, 7 kundër.
Këshilli i mëparshëm u shkarkua po nga Parlamenti bashkë me kryetarin Leka Bungo, pas gjetjeve nga Komisioni i Mediave me shkeljet e shumta të bëra gjatë procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Një vlerësim i merituar për Fationin!
Suksese!
@NewsIn.Al