HomeAktualitetiBerisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni vetëpërmbajtjen

Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni vetëpërmbajtjen

“U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni vetëpërmbajtjen

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në selinë blu, pas protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë dhe Kuvendit.

“Vetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve, është qindra herë më i fuqishëm se banditizmi juaj. U them atyre banditëve që goditën protestues, deputetë dhe njerëz me aftësi ndryshe se këtyre guximtarëve u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritonin.

 

Mos mendoni se durimi nuk ka një fund. Ju garantoj se kjo vetëpërmbajtje, vendosmëri e jona, nuk mund të provokohet dhe provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë. Mirënjohje për çdo qytetar që erdhi nga katër anët. 20 shkurt është dita jonë”, u shpreh Berisha.

@NewsIn.Al

 

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments