Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiBerisha zbulon datën e protestës së ardhshme të PD-së

Berisha zbulon datën e protestës së ardhshme të PD-së

Kreu i PD Sali Berisha zbuloi në fjalimin e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar se protesta e radhës nga opozita do të mbahet më 12 mars.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndjek një politikë anti kombëtare, duke e dërguar vendin drejt Beogradit dhe jo Brukselit.

Sipas tij Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për kombin dhe të ardhmen e tij, ndërsa ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e 12 marsit.

Berisha: Tani Rama nxori mburojën e Beogradit përpara, na thotë se nuk na duhet Brukseli, por Beogradi dhe kthehet në skenarët anti shqiptarë. Nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë! Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Aleksandar Vuçiç, është një thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari, ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për kombin, për të ardhmen e kombit, duke përdorur pushtetin e tij, ndaj duhet të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe kam besim se do i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments