Thursday, May 16, 2024
spot_img
HomeKulture / ArtBeso...jeto...fito! Asnjëri nuk mund të ta heqë dinjitetin, nëse ti nuk ua...

Beso…jeto…fito! Asnjëri nuk mund të ta heqë dinjitetin, nëse ti nuk ua lejon…

Beso…jeto…fito! Asnjëri nuk mund të ta heqë dinjitetin, nëse ti nuk ua lejon…

Ç’është ideali, baba të lutem ma trego ?
– S’e di bir, nuk dua të të gënjej me çfarë më kanë gënjyer!
Ç’është familja, baba të lutem më thuaj ?
– Është streha më e bukur që mund të ketë një njeri…
Ç’është drejtësia, baba të lutem ma spjego ?
– Është e vështirë të ta them, shpesh duhet ta vendosësh vetë atë…
Ç’është ndershmëria, baba të lutem më fol për të ?
– Do të ta mësojë vetë jeta, kur të të kujtohen fjalët e mia.
Ç’është dinjiteti, baba të lutem më bëj ta kuptoj..?
– Në jetë do njohësh hipokritë, njerëz pa flokë dhe të pafytyrë, dinake dhe harbutë, të mjerë e të paaftë, të pabesë e servila… Por asnjëri nga këto nuk mund të ta heqë dinjitetin, nëse ti nuk ua lejon..!&j&

Paola Treska_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments