Thursday, May 16, 2024
spot_img
HomeAktualitetiKëngëtari i madh grek Antonis Remos:"Ju kërkoj falje shqiptarëve –Disa në Greqi...

Këngëtari i madh grek Antonis Remos:”Ju kërkoj falje shqiptarëve –Disa në Greqi i trajtuan shumë keq”

Antonis Remos:Ju kërkoj falje shqiptarëve – Disa në Greqi i trajtuan shumë keq

Antonis Remos ishte në Shqipëri së bashku me Marinelën ditët e fundit në kuadër të turneut të tij jashtë vendit. Këngëtari i njohur gjatë koncertit të tij kërkoi falje në emër të atyre që lënduan shqiptarët, kur të vinin në Greqi do të kishin një të ardhme më të mirë.

Më në detaje, në një klip të shfaqur në emisionin Happy Day, Antonis Remos dëgjohet duke thënë: “ Këngët e para i kam nxjerrë në vitin 1995, rreth vitit 1990 keni ardhur edhe ju për herë të parë në Greqi. Kanë kaluar shumë vite që atëherë, ju jeni rritur, keni pasur familje, keni pasur fëmijë, janë rritur fëmijët tuaj, jemi rritur edhe ne .’

” Dhe ajo që dua t’ju them janë vetëm dy fjalë: një falenderim i madh që me të vërtetë e ndihmuat Greqinë tonë në momentet kur ajo kishte nevojë dhe një falje sepse disa në Greqi ju lënduan dhe unë ndjej se jeni lënduar. Kështu jam ndjerë si fëmijë emigrantësh në Gjermani dhe unë e di se çfarë do të thotë të jesh emigrant në një vend tjetër ”, shtoi Antoni Remos

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments