Biden “frenon” Netanjahun!
Ai gjithashtu deklaroi se të gjithë anëtarët e G7 me të cilët foli pajtohen se programi bërthamor i Iranit nuk duhet të goditet, duke sqaruar megjithatë se “Irani është shumë larg kursit”.
Në deklaratat që bëri para gazetarëve gjatë vizitës së tij në Karolinën e Veriut, Biden sqaroi gjithashtu se Izraeli ka të drejtë t’i përgjigjet sulmit të djeshëm me raketa iraniane, por duhet ta bëjë këtë në mënyrë proporcionale.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan ka theksuar se pas sulmit të mbrëmshëm do të vendosen sanksione ndaj Iranit, ndërsa shtoi se së shpejti do të kontaktojë me Benjamin Netanyahun.

@NewsIn.Al

