Saturday, April 11, 2026
spot_img
HomeAktualitetiBiznesmeni Ermal Beqiri paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ermal Beqiri paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ermal Beqiri paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku mësohet se ka qëndruar për pak minuta. Ai është parë teksa largohej nga godina e organit hetues, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet e thirrjes së tij.

Sipas raportimeve të mëparshme, Beqiri është një nga emrat më aktivë në tregun e teknologjisë së informacionit, duke përfituar një numër të konsiderueshëm tenderash publike, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Më herët, oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të tij. Nuk dihet ende nëse paraqitja e Beqirit këtë të hënë në SPAK lidhet me tenderat e fituar nga kompania e tij, apo nëse është pjesë e një hetimi më të gjerë të nisur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments