Bosi i mafias, Matteo Messina Denaro, i cili u vu në pranga disa javë më parë, ka qenë edhe në Shqipëri.
Teksa po rindërtojnë jetën e mafiozit, përpara se ai të sëmurej nga kanceri dhe të vendoste të kthehej në Siçili, hetuesit kanë zbuluar hartën e udhëtimeve të Matteo Messinës.
Sikurse shkruajnë mediat italiane, e përbashkëta e të gjitha këtyre udhëtimeve ishte biznesi i drogës.
Ndërsa jepen të dhëna për udhëtimin e tij edhe në Shqipëri, Messina, sipas mediave italiane, ka dërguar fillimisht në Shqipëri, në vitin 2014, të besuarin e tij, Luca Bellomo, bashkëshorti i mbesës së tij Lorenza, para se ai të arrestohej dhe të dënohej me 10 vite burg.
Më pas bosi i mafias ka ardhur personalisht në vendin tonë për të lidhur marrëdhëniet me përfaqësues të institucioneve dhe të bizneseve. Nuk ka detaje se cilët ka takuar.
Po ashtu Messina ka vizituar edhe Malin e Zi, por këtu udhëtimi i tij lidhej me arsye më të thjeshta, pasioni për kazinotë.
Matteo Messina Denaro u arrestua më 16 janar, pas 30 vitesh në arrati. Zëvendësuesi i Toto Riinës dhe autor i mijëra masakrave, ai u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.
Për vizitat e kryemafiozit italian në Shqipëri shkruan dhe studouesi i njohur Besim Dervishi:
Deklarata e mediave italiane sot se Bosi i Cosa Nostra-s Siciliane MATEO MESINA DENARO, kishte udhetuar jashte ne Spanje, Tunizi dhe Shqiperi (ne Shqiperi kohet e fundit) tregon qarte edhe njeher se Shqiperia eshte kthyer me kohe nje vend parajse per mafian nderkombetare. Nuk eshte rasti i pare kur mafia “viziton” Shqiperine. Rasti i pare i bere publik eshte ai i vitit 1999, kur shefi i Sacra Corona Unita-s Italiane Xhuzepe Muloto, u kap ne vilen e nje bosi mafioz ne Durres, nje person qe ishte prane politikes qendrore ne Tirane. Rasti i dyte ishte ai i vitit 2010 kur Albino Prudentino, shefi i mafias italiane u arrestua ne Vlore gjate kohes qe ai bente biznes me politiken qendrore dhe ate administrative. Ka kohe qe mafia nderkombetare e ka shpallur Shqiperine vend i magazinimit te makinave te vjetera ku ne 1991 solli ne Shqiperi mijera makina te amortizuara per ta perdorur kete vend si vend te varrezave te makinave. Ne vitin 2000 mafia italiane pasi e kishte perdorur Shqiperin si vend tranzit te prostitucionit duke trafikuar 100 000 femra nga Evropa Lindore dhe vet Shqiperia, vendosi te bente marrveshje me politiken e korruptuar per ta shnderruar kete vend ne vend te riciklimit te pleherave. Ndersa vizita e shefit historik te Cosa Nostra-s, Mateo Mesina Denaro ka mundesi qe te jete bere per te ngritur dhe forcuar ne Shqiperi linjat e trafikut te droges, duke e shnderruar kete vend ne baze te logjistikes se mafias nderkombetare dhe asaj italiane.
@NewsIn.Al

