KreuKulturë / Art"I papranueshmi"_ Janis Ricos : Nga përmbledhja me poezi "GURËT"

“I papranueshmi”_ Janis Ricos : Nga përmbledhja me poezi “GURËT”

Janis Ricos
Nga përmbledhja me poezi “GURËT”

I papranueshmi

Ai u tërhoq nga shoqëria jonë pak e nga pak,
disi i trishtuar,
disi çuditërisht paqësor, si të kishte zbuluar
diçka të madhe dhe të pa transmetueshme,
një statujë pa kokë, një yll, një të vërtetë,
një të vërtetë të fundit dhe të vetme.
– Cilën? – e pyetëm.
Ai nuk foli, sikur gjoja ta dinte që ne nuk mundeshim dhe as deshëm që ta dinim.
Gurin e parë ia hodhëm ne, shokët e tij
Kundërshtarët nuk donin gjë tjetër.
Në gjyq e pyetën, e pyetën sërish.
Ai nuk tha asnjë fjalë.
Atëhere kryegjyqtari i ra ziles fort, bërtiti, u tërbua: Mbani qetësi, të mos dëgjohet heshtja e të akuzuarit.
Dënimi u shpall.
U kthyem një nga një
dhe mbështetëm ballin pas murit…

Përshtatur në shqip
@Edmond-Andrea Shallvari

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit