“Brenda 24-orëve mund të ketë një video skandal s*ksual të ri”
Lorenc Vangjeli bën deklaratën e bujshme!
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në MCN, ku ka deklaruar se ekziston një listë me njerëz të përfshirë në skandale të ngjashme si ai i kryebashkiakut të shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici.
Sipas tij brenda 24-orëve të ardhshme, mund të kemi një publikim të ri një skandali seksual.
“Ka një listë me njerëz, dobësia është njerëzore. Ka raste të tjera, ndoshta jo më larg se 24 orë më pas mund të kemi një moment tjetër që është përfolur, por nuk është në këto përmasa. Nuk është me video por është me audio”, deklaroi Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Lorenc Vangjeli: Shën Agustini thotë se nuk ka gjetur pisllëk më të madhe se te puritanët. Sot është dita e hipokritëve që ndryshe nga Safeti, po njëlloj si Bill Klintoni kanë patur vetëm një diferencë: Në Tiranë nuk ekziston nëse nuk del në televizor. Safeti i shkretë pati fatin e keq që doli në televizor. Ka një listë të gjatë tronditëve, me njerëz të politikës, medias, tëe cilët jo vetëm me këtë vajzë, kanë histori të tilla. Dobësia është njerëzore.
@NewsIn.Al

