Mevlan Shanaj:
“Mirënjohje viteve të asaj rruge të magjishme me ëndrra njeriu!”
Edhe pse jam njeri që kam menduar në jetë ka rastësi të cilat zakonisht janë quajtur FAT!
Pak rëndësi ka, ky emërtim, po kujtoj fillimet e mia në ekran si aktor, profesioni që më bëri të ndërroja rrjedhën e jetës, po në fakt puna zyrtare e jetës është regjisura! Si sot 54 vite më parë isha në sheshet e xhirimit ende pa u diplomuar!(Xhirimet e para në një arë gruri, ku bë vrasja)Nën drejtimin e regjisorit Viktor Gjika, energjik e të pashëm si një nordik nga më tërheqësit, ndodhesha së bashku me aktorët e famshëm në të njëjtin film. Sandër Prosi, Kadri Roshi, Pandi Raidhi,Piro Mani, Vangjush Furxhi, Bexhet Nelku, Vangjo Grabocka, Bujar Kapexhiu,Dhimitër Trajçe deri tek më e reja Yllka Mujo! Kamera e Ilia Terpinit, muzika e Kujtim Laros( me të cilin flija në një dhomë të sajuar brenda Kinostudios).
Pra ja kështu me këta mjeshtra nisa udhën, me të cilët kam bashkëpunuar gjithë jetës! Duke i pasur aktorë më pas në filmat e mi! Ta quaj fat tashmë apo rastësi!Di që kam mësuar prej tyre në çdo hap! Mirënjohje viteve të asaj rruge të magjishme me ëndrra njeriu!

@NewsIn.Al

