Altin Dumani !
Fiksojeni mirë këtë emër.
Nuk është mbinjeri, as i pikuar nga qielli është një Prokuror profesionist, sic duhet të ishin gjithë të tjerët në këtë tokë të grryer nga e liga, veset dhe vëllavrasjet në shumë forma.
Eshtë një nga prokurorët e SPAK që ka guxuar të godasë krimin më të egër të organizuar me fije të nëndheshme me politikën. Pikërisht ndaj e gjithë politika nuk e do.
Ai nuk bredh korridoreve të politikës, nuk ha e trash qafën me ta. Përpara 3 vjetësh me një intrigë spetakolare kjo politikë e dogji nga gara.
Sepse kjo klasë politike, mallkimi i këtij vendi kërkon ta mbaj drejtësinë në këtë stad ku është tani, në një stad të kriminalizuar ku asgjë nuk lëviz ose bën sikur lëviz vetëm me lejen e saj/
Edhe ky shkrim do ishte skandaloz në një shtet normal, ku drejtesia është e garantuar, dinjitoze, e heshtur dhe autoritare. Në një shtet ku pushtetet janë të ndara, ku normalisht pushtetit dhe politikës i dridhen leqet nga drejtësia.
Por në Shqipëri jo, në Shqipëri ulkonjave që nuk u dhimbset ky vend, sidomos morali i këtij vendi, struktura e vlerave ku e liga ka kalëruar të mirën për ta është e pacënueshme.
Kraja ish drejtuesi 3 vjecar i SPAK e mbylli me turp dhe dështim kombëtar mandatin, dhe ashtu sic duhej për politikën.
Sot janë tre kandidatura, njërin prej tyre politika egërsisht nuk e do.
Quhet Altin Dumani.
Kaq !

@NewsIn.Al
