KreuAktualitetiTiranë – Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në...

Tiranë – Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 49-vjeçar.

Tiranë – Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 49-vjeçar.

U vra në atentat me 9 plumba, kush është viktima në Tiranë, dy pistat ku po hetohet

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49-vjeç me origjinë nga Fieri por banues në Sarandë.

Ndaj viktimës janë qëlluar 9 plumba pistolete në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë një lokali.

Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë.

Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi.

Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal jashtë vendit (Angli), për trafik droge.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit