KreuAktualitetiGara për Korçën në Euronews: Deputetja socialiste Eni Zake në emisioni "Rinon",...

Gara për Korçën në Euronews: Deputetja socialiste Eni Zake në emisioni “Rinon”, përballë deputetit demokrat Salianji.

        “Rinon”_ Gara për Korçën!

Gara për Korçën në Euronews: Deputetja socialiste Eni Zake në emisioni “Rinon”, përballë deputetit demokrat Salianji.

E ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, Zake theksoi se rënia e nr të studentëve në Universitetet ka ndodhur për shkak të uljes së numrit të popullsisë ndërsa shtoi se ky fenomen ndodh kudo.

“Ulja e numrit të studentëve në Universitetin e Korçës nuk është më fenomen vetëm në këtë Universitetet. Është një fenomen që e hasim jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Kjo ndodh për shkak të uljes së numrit të popullsisë, por patjetër dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe e kapitalit, sigurisht që bën të veten. Ne nuk mund të themi se shqiptarët nuk po largohen por ky është një fenomen që ndodh në të gjithë Evropën”-tha ajo.

E pyetur për një rivalitet të përfolur brenda kampit socialist mes Kryetarit Filo dhe Prefektit Jole, për Bashkinë e Korçës, Eni Zake tha se nuk kishte dijeni, duke lënë të kuptohet se Filo do te jetë përsëri kandidati socialist për Kryetar

“Nuk besoj se ka përplasje mes Filos dhe Joles. Të dy s’kanë asnjë debat mes tyre. Secili ka detyra të ndara sipas fushës së kompetencës së tyre që ia ka ngarkuar ligji. Të dy kanë përgjegjësi dhe detyra të ndara…Nuk e di nëse Jole e synon postin e kryebashkiakut”- tha ajo.

Ndërsa deputeti Salianji ngriti lart figurën e zonjës Ledina Aliolli, si kandidate e dalë nga primaret në PD. Ledina është me shumë kontribut në rradhët e demokratëve duke qënë një mandat dhe deputete. Sot ajo është Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Korçës.

“PD në rang kombëtar nuk është në kushtet më të mira të saj por si në shumë raste nga krizat mund të gjenden oportunitete për të dalë më mirë dhe besoj se edhe në Korç  dhe kudo PD po riorganizohet dhe po merr një formë tjetër.

Në Korçë nuk ekzistojnë ndarjet se kush është me Berishën dhe Alibeajn. Të dyja pjesët e PD kanë marrë pjesë në një garë të përbashkët dhe kanë nxjerrë kryetarë degësh që janë pranuar nga të dy palët. Nuk reflektohet në rang lokal ndarja që është në nivel qendror”- tha Salianji.

Pyetjes se sa mundësi ka PD të fitojë Bashkinë e Korçës nga 1 deri 10, Salianji u përgjigj 11!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit