KreuAktualitetiBukur Korca e tradites...! Urime kastës Kondakçi.

Bukur Korca e tradites…! Urime kastës Kondakçi.

Bukur Korca e tradites…

Urime kastës Kondakçi.
Ndonese jo rastësisht u ndodha sot në një Koncert me vlera qe ma zbukuroi fundjaven deri diku te zymte nga koha.
Dy super yje te interpretimit muzikor te qytetit tim te zemres Korçes me tradita e rrenje te forta ne muzike na dhuruan sot plot emocione e tinguj te spikatur qe depertuan thelle ne zemer te publikut thuajse ne cdo pjese te repertorit ne nje program te mirmenduar e te zgjedhur nga repertori violinistik boteror e shoqeruar kjo me duartrokitje te zgjatura e te merituara.
Urime Nikolla Kondakci – pasues i denje i shkolles shqipe violinistike pse jo nje Ibrahim Madhi i dyte do ta cilesoja pa frike! Nje loje brilante mjeshterore e miremenduar plot siguri ne kerkim te ndjenjes me te larte artistike e shoqeruar natyrshem plot finese e nivel te larte nga pedagogja pianistja Paola Kondakci e bene te paharruar per mua por besoj dhe gjithe publikun korcar sot ne sallen e mbushur plot kete super mbremje artistike.
Ngjarje si kjo u shtofshin sa me shume!
Bravo – Bravo !
Urime pa fund Nikolla& Paola Kondakci.

( Ps.nuk ma merrte mendja qe salla do ish plot ne kete kohe te keqe me shi sot-por kjo tregoi dhe nje here jo vetem qytetarine korcare por vemendjen qe publiku korcar ka ndaj artit e kultures muzikore ne vençati duke e pasur gjithmone ate ne zemer e qender te vemendjes. Flm.Korçë!)
E shtune 5 Prill 2025 – Korçë.

Miron Kotani

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit