“Falim gjobat e dritave dhe…”/ Berisha zotohet: Popullit do t’ia kthej paratë që janë vjedhur!
Në mënyrë që të “thithë” vota nga demokratët, Berisha u zotua se nëse do të vijë në pushtet do të bëjë amisti dhe se do të falen gjobat e dritave dhe ujit.
“Këta ndërtojnë pallate dhe nuk paguajnë gjoba, kurse atë që ngre çatinë e tij në fshat e marrin dhe e rrasin në burg, është reale kjo që po them. Kjo merr fund, do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet, kamatat. Kamatat e marrin në mënyrë të paligjshme s’ka ligj, se ato janë falur njëherë. Kamata e fatura false nga qytetarët, marrin fund këto, e kam deklaruar, do ketë amnisti për gjobat dhe për biznesin e vogël, jo vetëm për qytetarët”, tha Berisha.
Berisha premtoi se nëse fiton në 11 maj, do të luftojë korrupsionin dhe paratë do t’ua kthejë qytetarëve.
“Ne kemi të gjithë trashëgiminë, forcën dhe vullnetin t’i rikthejmë fort luftës kundër korrupsionit, vjedhjes së parave tuaja dhe do t’ua kthejmë juve. Do i kthejmë në rroga, pensione, shërbime. Pra pastrimi i shtëpisë është shtylla qendrore ku bazohet programi ynë. Do ua gjejmë pasuritë në Shqipëri dhe ku i kanë dhe do të shiten për t’ua kthyer paratë shqiptarëve, do të përdoren për politika sociale”, tha Berisha.
@NewsIn.Al