KreuAktualitetiMos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një...

Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave.

Ambasada Amerikane në Tiranë, për të disatën herë, lajmëron shtetasit shqiptarë që të bëjnë kujdes me marrjen e vizave për në SHBA-, duke mos rënë pre e mashtrimeve !

Ambasada Amerikane në Tiranë, për të disatën herë, lajmëron shtetasit shqiptarë që të bëjnë kujdes me marrjen e vizave për në SHBA-, duke mos rënë pre e mashtrimeve të disa individëve.

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.

Kurse paratë dhe shmang mashtrimet – ne ofrojmë informacion falas se si ta plotësosh vetë aplikimin tënd këtu: https://bit.ly/4lfcAJL” – shkruan Ambasada në njoftimin më të fundit.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit