KreuKulturë / Art"BURRAVE TË ARDHSHËM" (Bertold Brecht)

“BURRAVE TË ARDHSHËM” (Bertold Brecht)

“BURRAVE TË ARDHSHËM”
(Bertold Brecht)

Unë vërtet,
Jam duke jetuar në kohë të errëta,
Fjala naiv është e pakuptimtë,
Një ballë i lëmuar tregon pandjeshmëri,
Ai që qesh lajmin e tmerrshëm, ende nuk e ka dëgjuar,
Ende nuk ka arritur tek ai.
Çfarë kohë janë këto !..
Të flasësh për pemët është pothuajse krim,
Dhe duhet të heshtësh për kaq shumë tradhti !..
Ai njeri që ecën i qetë në rrugë,
A do ti gjejë miqtë e tij kur të ketë nevojë ?..
Është e vërtetë !.. Unë prapë e fitoj jetën,
Por, më besoni. Është rastësi e pastër ..
Asgjë !..
Ajo që bëj nuk më jep të drejtën të ngopem,
Rastësisht u largova !..
(Nëse mbaron fati im, do të isha i humbur)
Më thonë : “Ha e pi. Shijoje atë që ke” !..
Po, si mund të ha e të pi,
Nëse të uriturit i heq atë që ha dhe të eturit gotën me ujë ?..
Dhe, megjithatë, ha dhe pi !..
Do të doja të isha edhe i mençur,
Librat e vjetër shpjegojnë mençurinë :
— Të largohemi nga betejat e botës ..
Dhe të kalojmë kohën tonë të shkurtër pa shqetësime.
Largoni dhunën !..
Jepni të mirën për të keqen,
Mos kënaq dëshirat, madje harroi ato :
— E tillë është mençuria !..
Por unë nuk mund të bëj asgjë nga këto :
— Vërtet, unë po jetoj kohë të errëta !..
||
Arrita në qytete në kohë trazirash, ku mbretëronte uria,
Zihesha me burra në kohë rebelimi dhe u rebelova me ta,
Kështu e kalova kohën që më ishte dhënë në tokë !..
Unë hëngra bukën time midis betejës dhe betejave,
Mes vrasësve kam fjetur !..
Dashurova pa vëmendje dhe sodita me padurim natyrën.
Kështu e kalova kohën që më ishte dhënë në tokë !..
Dikur, rrugët të çonin në këneta,
Fjala më tradhtoi deri në vendim,
Pak munda të bëja,
Dhe të fuqishmit ndiheshin më të qetë, pa mua.
E dija !..
Kështu e kalova kohën që më ishte dhënë në tokë,
Të pakta ishin forcat. Qëllimi ishte ende shumë larg.
Ju tashmë mund ta shihni qartë,
Për mua ishte pothuajse e paarritshme,
Kështu e kalova kohën që më ishte dhënë në tokë !..
III
Ti që do të dalësh nga moçali në të cilin jemi zhytur,
Kur flet për dobësitë,
Mendo dhe kohët e errëta, ato që ke shpëtuar !..
Ne ndërruam vendet si këpucët përmes luftërave të klasave,
Dhe u dëshpëruam atje ku kishte padrejtësi,
Dhe askush nuk u ngrit kundër saj,
E megjithatë e dinim.
Urrejtja kundër poshtërsisë shpërfytyron fytyrën,
Edhe zemërimi kundër padrejtësisë ta ngjir zërin !..
Fatkeqësisht, ne që donim t’i hapnim rrugën mirësisë,
Nuk mund të ishim të mirë !..
Por ti,
Kur të vijnë koha për njeriun, bëhu .. mik i njeriut,
Mendo me kënaqësi dhe për ne !..

BERTOLD BRECHT
Ausburg 1898 – Berlin 1956
Përshtati sipas versionit Spanjisht :
At. SPIRO KATUNDI
Qershor 2023

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit