Në përvjetorin e lindjes, Stefi Prifti konfirmon lidhjen e dashurisë
Stefi Prifti prej vitesh tashmë është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar.
Dje këngëtari festoi përvjetorin e tij të lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ndau me publikun një lajm tepër të bukur.
Vajzat Stefi Priftit

Stefi ka rigjetur dashurinë dhe këtë e konfirmoi vetë përmes disa fotove në llogarinë e tij në Instagram.
“Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor… Me vajzat e mia dhe njerëzit e mi te familjes e kam ndarë prej disa kohësh.
Është momenti t’i paraprij unë personalisht këtij ndryshimi në jetën time.
Për miqtë dhe njerëzit që na duan dhe respektojnë e pashë të arsyeshme të bëj këtë postim në këtë ditë të shënuar… në ditëlindjen time”, shkruan ai.

@NewsIn.Al

