KreuKulturë / Art"Se komunizmi aq na dha. Bukë dhe shumë ëndrra pa bukë". /Agim...

“Se komunizmi aq na dha. Bukë dhe shumë ëndrra pa bukë”. /Agim Xhafka

Se komunizmi aq na dha. Bukë dhe shumë ëndrra pa bukë.
(Agim Xhafka)

Ka kohë që bukë kaq të mëdha nuk bëhen më. Janë dy kilogramshe, sa katër buke të sotshmet. Kur isha i vogël mezi i mbaja se nuk blinim dy,por dy e gjysëm. Ajo gjysma më lëvizte kur ecja nga dyqani te shtëpia.
Ndaloja, mbështetesha te ndonjë pemë dhe e ngrija pak lart që ta përfshija dhe atë me dy të mëdhatë. Ky ritual çdo ditë. Kujtoj që një bukë bënte 40 lekë,ne si familje na duhej 100 lekë në ditë.
Nëna sa merrte rrogën hiqte 300 mënjanë.Janë të bukës,thoshte. Po syri i qetohej e rehatohej nga që bukën e siguroi. Kaq ishte rroga e saj. Me ato që sillte babai blinim tallonat e javës, paguanim qiranë,ujin,dritat,librat,rrobat dhe ca karamele për ndonjë mysafir.
Çdo ditë 2 bukë e gjysëm. Çdo ditë 5 kg bukë. Kaq mjafton të më vijë ngashërimi në grykë. Se dy bukë e gjysëm harxhon një familje që ka mungesa në zarzavate, në mish, në peshk, në fruta… Eh, në shtëpinë e të varurit nuk kujtohet litari.
Ato mote qemë 5 veta në shtëpi. Hanim 5 kg bukë në ditë.Në mëngjes me sheqer e ca pika uji sipër. Në drekë ndodhte shpesh një fetë bukë mbushur me ca fasule nga gjella,ah sa shijonte. Mbasdite bukë dhe fat i madh në se kapja pakëz djathë. Ndryshe katër pika pika vaji mbi të dhe vrap rreth pallatit…

Se komunizmi aq na dha. Bukë dhe shumë ëndrra pa bukë.

Nga perlat e gazetarit korçar Agim Xhafka

@NewsIn Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit