KreuKulturë / ArtBuzëmbrëmje në Korçë, para portës ku u linda e u rrita.../Kozeta Zavalani

Buzëmbrëmje në Korçë, para portës ku u linda e u rrita…/Kozeta Zavalani

Buzëmbrëmje në Korçë, para portës ku u linda e u rrita…

Porta ime e braktisur,
qëndron ende mbi kalldrëmet gri,
me tjegullat e thyera mbi avlli,
ku lodronte shkujdesur rinia ime,
pas brinjëve të zhveshura të pranverës,
pas dritareve, ku dita sytë lag,
mes ëndrrash të trëndafilta,
unë ulem e të puth mbi prag.

Dorezën e portës shtyj me dashuri.
Dhimbja, mbi trupin tënd plasaritur,
ujëvara kujtimesh të veshin me flori.
Portat e reja të shohin me zili.
sepse askush nuk u puth pragun,
përmallshëm, si unë tani…

Mall për Korçën time_Kozeta Zavalani

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit