Itali_Atentat djalit të ish-bosit të mafies, në makinë me të dhe një shqiptar
Djali i ish-bosit të mafias italiane Sebastiano Caterino u bë shënjestër e një atentati pas një konflikti të ndodhur në San Cipriano D’Aversa, Caserta në Itali. Tamaro Caterino ndodhej në një mjet tip “Fiat” jashtë një lokali, në momentin kur u qëllua me armë.
Konlfikti duket se ka ardhur pas debateve për marrjen me qira të një makinës ku ndodheshin Caterino dhe shtetasi shqiptar.
Policia po shikon kamerat e vendosura në këtë zonë, për të gjetur më shumë informacione ndërsa ende nuk dihet në formë zyrtare shkaku që solli këtë atentat, pasi një pistë është q1% kjo ngjarje mund të jetë një përleshje mes bandash për të zotëruar territorin.
@NewsIn.Al

