Me kalimin e viteve kupton se:
“Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.
Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.”
“Arrogancë” minutash…fillon me dy, pesë…dhjetë… Pothuajse, gjithmonë varet nga gishtat e një dore që rri e hapur…
Kur dora nuk shtrëngohet, fillon numërimi i gishtave dhe pozicioni i tyre…
Edhe mendimet kështu janë, të hapura si gishtat e një dore që nuk e mbyll dot.. Vetëm mendimet nuk ti burgos kush, sado vite të kalojnë.
Kam mësuar se që të rritesh nuk do të thotë të festosh përvjetoret, thotë një njeri i mënçur!
Që heshtja është përgjigja e duhur kur dëgjohet një idiotësi.
Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.
Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.Që miqtë e vërtetë qëndrojnë me ne deri në fund.Që gjërat e këqia shpesh fshihen pas një pamje të parë të mirë.Që natyra ëshë gjëja më e bukur e kësaj jete.Që kur mendoj se di gjithçka, ende nuk di asgjë.Që një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se shumë vite.Që mund të bisedosh me yjet.Që mund t’i rrëfehesh hënës.Që mund të udhëtosh në pafundësi.
Që është e shëndetshme të dëgjosh fjalë të mira.Që është e nevojshme të ëndërrosh.Që mund te jesh femijë gjatë gjithë jetës.Që qënia jonë eshtë e lirë.Që Zoti nuk të ndalon të bësh diçka në emër të dashurisë.Që të vetëgjykohemi nuk është dhe aq e rëndësishme, kur në të vërtet ajo që ka rëndësi është paqja shpirtërore.
E më në fund kam kuptuar që nuk mund të vdesësh për të mësuar të jetosh…!
“Edukata është si këmisha e bardhë. Nuk del kurrë jashtë mode!”- ka thnë mbreti i modës, Giorgio Armani.
Ilir Jano
@NewsIn.Al

