Çaste tmerri për punonjësin e karburantit në Selanik – Përleshet me grabitësit që i vodhën 930 euro
Një punonjës 62-vjeçar i pikës së karburantit në rrugën Lagkada , në Stavroupoli të Selanikut, ka përjetuar terror absolut në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Dy grabitës e kanë kërcënuar dhe rrahur për t’i nxjerrë paratë që kishte mbi të. Siç shihet në videon e thestival.gr, makina në të cilën hipin dy autorët, arrin në pikën e karburantit rreth orës 3:48 të mëngjesit.
Pasagjeri hap derën dhe shfaqet duke i thënë punonjësit të mbushë automjetin me karburant. Sapo mbushet rezervuari, dy autorët zbresin nga automjeti dhe lëvizin kërcënues drejt punonjësit, ndërsa përpiqen të mos lejojnë që kamera e sigurisë të regjistrojë fytyrat e tyre.
Shoferi mban një kaçavidë dhe e mbështet në kurrizin e punonjësit 62-vjeçar . Ai reziston. Ai bërtet “prit” për të blerë kohë. E rrahën dhe e hodhën poshtë. Ia dalin dhe i nxjerrin nga xhepi 930 euro . Punonjësi thërret për ndihmë, duke bërtitur “grabitje”. Autorët kthehen në automjet dhe zhduken.
A.Selimllari _ Selanik
@NewsIn.Al

